Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jug të vendit ku po kalon disa ditë pushime së bashku me familjen e tij.
Por sot Rama ka qenë i pranishëm në Sarandë, ku është filmuar teksa ka imbarkuar kroçerën “Le Lyrial”, e cila ndodhet e ankoruar në portin e qytetit.
Sipas BW, në bordin e mjetit lundrues ndodhen rreth 180 administratore kroçerash të ndryshme. Ndërkohë, gjatë orëve të paradites administratorët e këtyre kroçerave vizituan qytetin antik të Butrintit.