• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Punonjësit e SHISH dhe të Gardës përfitojnë nga tenderat e Prokurorisë

by A R
15/01/2017 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinerë ndërtimi që janë në organikën e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe mekanikë të gjykatës Kushtetuese dhe Gardës së Republikës, kanë marrë pjesë në disa tenderë të organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndue Gjaci, një inxhinier ndërtimi në SHISH, ka marrë pjesë në një tender të prokurorisë dhe për këtë detyrë si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), Gjaci është paguar me një shumë financiare prej 340 mijë lekë të vjetra. Kjo pagesë është kryer një ditë para viti të ri 2016 me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili argumentonte se inxhienieri i SHISH kishte marre pjesë në një KVO, me objekt rikonstruksionin e një prokurorie në vend. Ndërkohë dhe në disa raste të tjera rezulton se prokuroria e Përgjithshme ka paguar mekanikë të Gardës së Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese. Një rast i tillë ka ndodhur me inxhinierin mekanik Xhevahir Datja mekanik i Gardës dhe Luan Sina, mekanik pranë gjykatës Kushtetuese. “Shqiptarja.com” mëson se në dhjetor të 2015 këta dy persona janë paguar nga prokuroria me 400 mijë lekë të vjetra për pjesëmarrje në KVO për “Shpenzime për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit” dhe “Blerje automjete”.

Në një audit të kryer nga specialistët e Kontrollit të Lartë të Shtetit,këto veprime të prokurorisë janë cilësuar si problematike, jo për faktin se prokuroria ka paguar ekspertë të jashtëm në tenderat e saj, por për faktin që pagesa të mos ishte kryer nga prokuroria por direkt nga buxheti i Shërbimit Informativ Shtetëror, Gardës së Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese. Në këtë pikëpamje KLSH i referohet një Vendimi të Këshillit të ministrave të nënëtorit 1995, ku sipas kësaj baze ligjore pagesa e shpërblimit për veprimtarinë dytësore të ekspertëve duhet të ishte kryer në qendrën e punës së punonjësve.

Pagesa të diferencuara për ekspertët hetimorë

Prokuroria e Përgjithshme vijon të ketë probleme dhe mosrakordime në pagesat e ekspertëve privatë që thirrën për të zhvilluar ekspertime të ndryshme, në dobi të një hetimi. Problematika, vjen nga një bazë rregullative e vjetër që nuk i përshtatet zhvillimeve të kohës, e cila ka sjellë një praktikë jo të konsoliduar, si në mënyrën e përzgjedhjes dhe të niveleve të shpërblimit të ekspertëve, të cilët rezultojnë të fushave të ndryshme, duke mos ju referuar sa duhet kërkesave të nenit 178-180 të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë që me mangësi vijon të jenë dhe pagesat me institucionet shtetërore, kryesisht me mjekësinë ligjore dhe shërbimin zjarrfikës.

Këto dy institucione sigurojnë ekspertiza në funksion të plotësimit të misionit të tyre dhe në mbështetje të punës së organit të hetimit. Gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Prokurorisë së Përgjithshme, specialistët e KLSH, kanë konstatuar detyrime të prapambetura për këto shërbime. Nisur nga kjo situatë, me qëllim për të mos pasur trajtime të diferencuara, ku disa ekspertë privatë paguhen dhe disa të tjerë nuk paguhen nga prokuroria, specialistët e KLSH kanë propozuar krijimin e lehtësirave financiare dhe mos lejimin borxheve të panevojshme e artificiale. Për këtë institucioni i prokurorisë duhet të kërkojë tek ministria e Financave, të bëhen përmirësime të bazës ligjore në këtë fushë. Gjithashtu KLSH, propozon që prokuroria të bëjë ndryshime në akte ligjore, me qëllimin dhënien fund të pagesave të diferencuara për ekspertët hetimore dhe përzgjedhjen e tyre nga prokurorë të veçantë.

3 mln lekë për “UFO”-n e Fierit

Një çështje delikate që prokuroria ka hetuar dy vite më parë ka qënë, ajo e ndërtimit të universitetit “UFO” në Fier ose siç njihet ndryshe tani “Albania University”. Ky universitet është në pronësi të deputetit të PD në Berat Astrit Veliaj.Veliaj, pas hetimeve është marrë i pandehur dhe çështja është dërguar në gjykatë. Por për të gjetur shkeljet e deputetit Veliaj në ndërtimin e universitetit në Fier, prokuroria ka paguar 3 milion lekë për tre ekspertë privatë. Bëhet fjalë për Bukurije Krajën, Suzana Sinanin dhe Baki Mashën. Të tre këta ekspertë ndërtimi janë paguar për 185 orë punë ,vetëm 5 ditë para vitit të ri. Njëra nga ekspertet Bukurije Kraja, kur ka marrë detyrën nuk ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme licencën e saj të inxhinieres. Po ashtu dokumenti për parashikimin e e punës që do të kryhet, për realizimin e aktit të ekspertimit, është firmosur nga grupi i ekspertëve, dhe nuk është firmosur më pas nga prokurori i çështjes Alma Muça. /Shqiptarja.com

Next Post
Deputeti i PDIU i përgjigjet LSI: Kërkoni të jeni edhe në qeveri, edhe në opozitë

Deputeti i PDIU i përgjigjet LSI: Kërkoni të jeni edhe në qeveri, edhe në opozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In