• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punonjësit e policisë së shtetit, kriteret dhe procedurat për trajtim me ushqim gjatë qëndrimit në punë. Kur nis përfitimi

by Os De
12/12/2025 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria me anë të një vendimi ka përcaktuar kriteret dhe procedurat për trajtimin me ushqim gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Konkretisht, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2, shkronja “c”, e 4, të nenit 104, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi:  

  1. Të drejtën e trajtimit me ushqim, pa pagesë, e përfitojnë:
  2. a) punonjësit e Policisë e Shtetit:
  3. me normën e ushqimit “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e punës është 8 (tetë) orë;
    ii. me normën e ushqimit “tri vakte”, kur punonjësi është i angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin e situatave emergjente dhe të fatkeqësive natyrore, aktivitete të ndryshme apo tubime, kur kohëzgjatja e punës është më shumë së koha normale e punës prej 8 (tetë) orësh.
  4. b) punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë, që trajtohen me normën e ushqimit “tri vakte”;
    c) studentët dhe kursantët, që kryejnë trajnim të detyrueshëm sipas programit mësimor në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit:
  5. me normën e ushqimit “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e trajnimit është 1 (një) ditë pune, 8 (tetë) orë;
    ii. me normën e ushqimit “tri vakte”, kur kohëzgjatja e trajnimit është më shumë së një ditë pune. Për ditën e parë të trajnimit, trajtimi me ushqim bëhet për vaktet “drekë” dhe “darkë”, ndërsa për ditën e fundit të trajnimit bëhet për vaktet “mëngjes” dhe “drekë”.

ç) edhe kategoritë e mëposhtme, që trajtohen me normën e ushqimit “tri vakte”, pa pagesë: 

  1. shtetasit e huaj, të cilët hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u nënshtrohen procedurave verifikuese deri në sqarimin e pozitës së tyre;
    ii. shtetasit shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera, deri në sqarimin e pozitës së tyre;
    iii. shtetasit e ndaluar ose të arrestuar, të cilët u nënshtrohen procedurave verifikuese deri në sqarimin e pozitës së tyre, ose deri në transferimin e tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. 
  2. Shërbimi i ushqimit realizohet me ushqim të gatuar në mensa, si dhe nëpërmjet shërbimit të gatimit e të shpërndarjes së ushqimit (catering), i cili u nënshtrohet të gjitha procedurave të prokurimit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Kur trajtimi me ushqim, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, nuk është i mundur të realizohet me ushqim të gatuar apo nëpërmjet shërbimit të shpërndarjes së ushqimit (catering), bëhet trajtimi financiar për ditët efektive të punës, sipas përcaktimeve të pikës 5 të këtij vendimi. Vlera e trajtimit financiar (në lekë) të ushqimit i transferohet punonjësit të policisë në llogarinë e tij bankare.
  4. Normat e ushqimit ditore të k/kalorive për të gjitha kategoritë përfituese, sipas këtij vendimi, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  5. Masa e kompensimit financiar për çdo normë të trajtimit me ushqim përcaktohet, si më poshtë vijon:
  6. a) Normë ditore “një vakt drekë”, në vlerën 500 (pesëqind) lekë;
    b) Normë ditore “tri vakte”, në vlerën 900 (nëntëqind) lekë.
  7. Vlerat e kompensimit në lekë të normave ditore të ushqimit, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 5, të këtij vendimi, indeksohen çdo vit, sipas inflacionit të publikuar nga INSTAT-i.
  8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi buxhetor “Policia e Shtetit”.
  9. Vendimi nr.189, datë 15.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe të shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre”, i ndryshuar, shfuqizohet.
  10. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare shtesë nga 1 janari 2026. 

Next Post
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

PD do të ankimojë në Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In