Kryeministri Edi Rama shprehet se protestat që po zhvillohen nuk kanë qëllime politike.
Nëpërmjet një statusi në Twitter kreu i qeverisë shkruan se punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë.
Teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të ‘përdoren si qendër graviteti e revolucionit’ nga Kryemadhi dhe Basha.
“Interesant! Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë…
Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës Jo politikë?”, shkruan Rama.
a.çupaj