• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punonjësit e bashkisë dhurojnë gjak, Veliaj: Të na bashkohen edhe punonjësit e bizneseve

by Java News
07/08/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata për dhurimin e gjakut nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës do të vijojë deri në fund të verës, ndërkaq në shtator nismës pritet t’i bashkohen edhe bizneset e kryeqytetit. Punonjësit e Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit dhuruan gjak për të sëmurët me talasemi dhe personat në nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se çdo qytetar që i bashkohet kësaj nisme është duke dhuruar jetë për dikë tjetër, që është në një situatë të vështirë të jetës.

“Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë dhe nëse si nisma e pemëve, ashtu edhe fushata për dhurimin e gjakut shkon përtej institucioneve, pra në bizneset private, në shoqata dhe dhurues familjarë, atëherë realisht do të kemi një fushatë të suksesshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh optimist që është kjo nismë do të mbështetet masivisht nga qytetarët e Tiranës. “Kemi pasur disa fushata që i ngjajnë kësaj të dhurimit të gjakut. Një prej tyre ishte ajo e mbjelljes së pemëve. Të dyja lidhen me jetën. Ndaj, besoj se fati i kësaj nisme do të varet nga sa të përqendruar e të përkushtuar do jemi në këtë fushatë.

Ashtu siç nisi me pemët, fillimisht bashkia, më pas u bashkuan sipërmarrjet, pastaj shoqatat, familjarët, çerdhet, kopshtet, shkollat. Besoj se do të ndjekim të njëjtën strategji. Pra, gjatë kohës që njerëzit janë me pushime, Bashkia ka marrë stafetën dhe po mundohemi që në Tiranë të kemi kompletuar nevojat për 20 mijë dhurime brenda një viti”, shtoi ai.

Krahas një çështjeje me rëndësi për shpëtimin e jetës, Veliaj nënvizoi se dhurimi i gjakut është edhe emancipim për shoqërinë. “Kjo është çështje shëndetësore, por sigurisht edhe pak emancipim. Pothuajse si çdo gjë tjetër, si biçikletat, pemët, këndet e lojërave, nuk janë vetëm projekte fizike, janë edhe projekte kulturore. Ndaj, unë besoj se do të kemi edhe një fushatë emancipimi, ku njerëzit të kuptojnë që së pari ata vetë përfitojnë nga dhurimi i gjakut, vetë trupi i tyre rigjeneron rruaza të tjera. Vetëm fakti se një jetë njeriu u shpëtua nga ky dhurim, besoj se do të inkurajonte këdo që të vazhdonte të jepte, duke pasur parasysh që njeriu që shpëtohet mund të jetë fare mirë i afërmi, fëmija yt, kushëriri, dikush që ndoshta do të ta dijë tërë jetën dhe ndoshta do t’i japë këtij vendi një kontribut të jashtëzakonshëm”, përfundoi kryebashkiaku Veliaj.

Më herët, fushatës për dhurimin e gjakut iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit./a.ç

Next Post
VIDEO/ Saranda kthehet në oazin e jahteve, pas miliarderit rus mbërrin edhe Emiri i Katarit

VIDEO/ Saranda kthehet në oazin e jahteve, pas miliarderit rus mbërrin edhe Emiri i Katarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100”/ Rama: Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, të ngrihet grupi

“Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100”/ Rama: Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, të ngrihet grupi

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

January 16, 2026
LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

January 16, 2026
Posta Shqiptare apel qytetarëve: Mos klikoni linqet e dyshimta

Punonjëset vodhën 22 milionë lekë, vjen reagimi i Postës Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cënuar!

January 16, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

January 16, 2026
Mes Ramës dhe Berishës, Dash Sula zbardh “divorcin” me PD: Telefonata e fundit me Nokën…

Deklarata e Dash Sulës, zbulon episodin: Kur Berisha “më preu kokën” para zgjedhjeve, pata ofertë nga njerëz të PS

January 16, 2026
Përplasja me SHBA, Maduro mbyll kufijtë e Venezuelës

Komploti për vrasjen e Maduros, bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

January 16, 2026
VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In