• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punonjësit e ALBtelecom vijojnë përkushtimin ndaj fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjak

by A R
12/09/2019 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ALBtelecom prej disa vitesh është shumë aktiv për çështjet sociale me ndjeshmëri të lartë, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë. Duke vijuar përkushtimin ndaj kauzës së fëmijëve që vuajnë nga talasemia,  për të katërtin vit radhazi ALBtelecom organizoi pranë zyrave qendrore një fushatë sensibilizmi dhe dhurimi gjaku, duke respektuar të gjitha kushtet shëndetësore për vullnetarët dhurues nën kujdesin e mjekëve specialistë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Në këtë nismë disa vjeçare tashmë, dhe të kthyer në një nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale të ALBtelecom synohet që të krijojë një impakt e bashkëpunim më të gjerë me partnerë të tjerë që duan t’i bashkangjiten kësaj kauze.

ALBtelecom, nëpërmjet përfaqësuesve të saj u shpreh se dhurimi i gjakut është bazik dhe jetik për të prekurit nga sëmundja e talasemisë, të cilat kanë varësi të vazhdueshme për gjak.

Duke cituar burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria ka 10,7 dhurime për 1000 banorë, por nevojat janë për 20 dhurime për 1000 banorë, për të plotësuar kërkesat.  Pra jemi 2 herë më pak se niveli i nevojshëm i dhurimit të gjakut. Referuar kësaj statistike, qëllimi i ALBtelecom është të promovojë këtë kauzë për të realizuar sasinë e nevojshme të dhurimit të gjakut çdo vit.

Nevojat për dhurim gjaku mbeten më të larta në zonat e Lushnjes dhe Fierit. Në Shqipëri janë  rreth 600 fëmijë talasemikë, të cilët kanë nevoja jetike për gjak për të bërë një jetë sa më normale si të gjithë fëmjët e tjerë. Çdo fëmijë talasemik ka nevojë për të marrë gjak çdo dy javë.

Kësaj nisme të organizuar në ambientet e zyrave qendrore të ALBtelecom, iu bashkuan vullnetarisht punonjës të shumtë, me dëshirën për ta bërë jo thjesht një ditë bamirësie në vit, por një veprim qytetarie në të mirë të komuniteteve margjinale.

Përmes këtij kontributi, punonjësit e ALBtelecom mobilizohen për të lehtësuar përpjekjet e të gjithë atyre të sëmurëve që luftojnë për jetën, pasi çdokush mund të shpëtojë jetë duke dhuruar gjak.

Next Post
Basha sërish thirrje në rrjetet sociale për shqiptarët: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit!

Basha: Cjapët dhe delet e korrupsionit, votojnë sot grabitjen më të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In