• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Punonin” si hajdutë dhe jetonin në luks, pranga 5 shqiptarëve në Itali

by Java News
31/01/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bën kërdinë në vjedhje e bizneseve, arrestohen 4 kosovarë dhe një shqiptar. Në pranga kanë rënë vëllezërit Sabadin dhe Arsim Bytyqi, përkatësisht 50 dhe 40 vjeç; Visar Sopjani, 33 vjeç; Fitim Emiri, 45 vjeç me origjinë nga Kosova dhe Raimond Çela, i vetmi shqiptar 30 vjeç.

Ata u vunë në pranga me kërkesë të prokurorit të Milanos Andrea Fraioli. Sipas mediave fqinje, raportohet se banda e hajdutëve ka kryer 23 vjedhje, në shumë kompani në Lombardi, Veneto, Piemonte dhe Emilia Romagna.

Hetimi nisi nga një qytetar zgjuar

Hetimet nisën në muajin qershor 2018, kur një qytetar i Trezzanos kishte raportuar për policinë praninë e vazhdueshme të një Audi Rs3 – një makinë e fuqishme, e aftë për të arritur shpejtësi marramendëse, pranë një distributori benzine në rrugën Leonardo da Vinçi. Kjo makinë, siç tha dëshmitari, u shfaq në orën 22:00 në mbrëmje dhe më pas u kthye në orën 5 të mëngjesit, duke zgjuar disa prej banorëve me zhurmën e motorit. Policia filloi hetimin dhe menjëherë konstatoi se makina ishte vjedhur dhjetorin e 2017 nga një tregtar në provincën e Vicenzës, raporton gazeta Shqip.

Si funksiononte banda

Ata vepronin në të njëjtën metodë. Katër herë në javë, rreth orës 22:00 shkonin në sheshin e një stacioni të benzinës në Trezzano, Naviglio, Milanos dhe ‘fluturonin’ me Audin RS3 të fuqishëm drejt qëllimit të tyre. Më parë ata linin telefonat në automjetet e tyre personale dhe largoheshin me Audin, me në shpejtësi prej 250 km/h. Të gjithë hajdutët visheshin me rroba të zeza dhe atlete.

Mjeti rreth orës 5:00 të mëngjesit rikthehej sërish në të njëjtin vend për t’i ndryshuar targën dhe më pas autorët shpërndaheshin me 4 automjete të ndryshme. Gjatë këtyre 7 orëve, ata e konsideronin veten në punë dhe kishin si qëllim që të vidhnin kompani të ndryshme.

Jeta e luksit

Sipas hetuesve ,shqiptarët kishin grumbulluar qindra mijëra euro, ndonëse ende nuk ka një bilanc ekzakt. Me paratë e grumbulluara ata blinin shtëpi dhe makina luksi, ndonëse nuk kishin punuar asnjë ditë të vetme. Arrestimet janë bërë mëngjesin e së mërkurës, 30 janar, ku gjatë kontrolleve policia iu ka sekuestruar verë e llojit “Sassicaia”, që është e shtrenjtë; , stilolapsa Montblanc (duke përfshirë disa me vlerë dy mijë euro sepse kanë prodhim të kufizuar) dhe një çantë me para, të valutave të ndryshme.

a.cupaj

Next Post
Julien Faubert, lojtari që i mori Real plot 28,000 euro për minutë të flejë në stol

Julien Faubert, lojtari që i mori Real plot 28,000 euro për minutë të flejë në stol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In