• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Punoja në ndërtim kur policia rrethoi ndërtesën, u hodha nga kati i dytë dhe humba shikimin”

by A R
11/04/2021 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku 39-vjeç nga Lezha i cili ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme. Është detyruar që të punojë që në moshën 11 vjeç për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe më pas u nis drejt Greqisë në moshën 14 vjeç si një mundësi më e mirë për të bërë para, aty ku humbi dhe shikimin e tij.

Besniku: Jam nga Lezha, 39 vjeç dhe i verbër i grupit të parë që do të thotë shikimi 0. Do ja nisim nga vitet 92, vij nga një familje e përbërë nga 10 anëtarë, 8 fëmijë dhe dy prindërit. Unë isha djali më i madh i shtëpisë, normalisht, vështirësitë, hallet ekonomike ishin të mëdha, u detyrova të punoja në fshat dhe të bëja punë më të rënda për moshën që kisha sepse kam nisur të punoj që në moshën 11-vjeçare. Në fillim bëja punë në fshat, bujqësi, në moshën 13 vjeç kalova në ndërtim, punën më të rëndë për moshën që kisha. Kështu vazhdova deri në moshën 14-vjeçare, pastaj mendova të largohem në drejtim të Greqisë. Aty kisha dajën tim i cili kishte emigruar që në vitin ’90-‘91. Ai ishte në mënyrë ilegale por më mori sepse kishte besim në forcën time. 

Besniku rrëfen se arritën në një fshat të Greqisë dhe një pronar që kishte domate për salcë kërkonte shtatë punëtorë që t’i mblidhnin, por kur pa Besnikun, tha që është i vogël, nuk bën dot për punë. Norma mesatare e arkave që duhet të mblidhnin ishin 70-80, ndërsa ai ditën e parë e theu rekordin duke mbledhur 110 arka me domate.

Pas dy muajsh që mbaruan punë, daja e tij u kthye në Shqipëri ai vazhdoi të qëndronte dhe punonte aty. Pas 4-5 muajsh u kap nga policia, ai tregon se është kapur 23 herë nga policia për 7 vite qëndrim në Greqi dhe 23 herë ka shkuar e ka ardhur në Shqipëri me shumë vuajtje dhe mund mes maleve. Kjo histori mes Greqisë dhe Shqipërisë vazhdoi deri në vitin 2001.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në vitin 2001?

Besniku: Isha në ndërtim duke punuar me disa shokë, aty erdhi policia dhe rrethoi vendin, unë sa i pashë u frikësova duke menduar ato vuajtjet, malit dhe mora iniciativën dhe u hodha nga kati i dytë për t’i ikur. Ika Ardit dhe aty pësova një traumë të cilën e dëgjoja përditë. Një ditë prej ditësh shikoja që nga larg nuk po i shihja më gjërat që i shihja më parë, temperatura po më rritej derisa pak nga pak vazhdoi duke u kufizuar shikimi. Nuk shkova në spital sepse isha ilegal, pa dokumente dhe s’kisha ku shkoja. Dajës ja komunikova me vonese pasi më shkoi temperatura 40-41 gradë. Daja shumë i shqetësuar më mori dhe më çoi në një spital në Athinë. Daja më qëndroi për 3 muaj pasi u diagnostikova me tumor në kokë dhe nuk më dhanë asnjë lloj shprese. Daja la punën, dogji letrat dhe sakrifikoi gjithçka për mua, unë ia prisha të ardhmen dajës.

Ardit Gjebrea: Si ndryshoi jeta në Shqipëri?

Besniku: Për mua ishte shumë e vështirë, një djalë 21-vjeçar isha nisur me plot ëndrra dhe të kthehesh pa sy balli ishte shumë e vështirë. Vinin njerëz që më vizitonin, unë nuk doja që të kisha shumë kontakte sepse doja atë vetminë time .

Besniku tregon se koha po kalonte dhe filloi të përshtatej me këtë realitet të ri. Shokët e tij shkonin e vizitonin shpesh dhe e merrnin për shëtitje dhe i thonin që ka humbur shikimin por janë ata aty për të.

Besniku: Familja ime kërkonte të më gjente një nuse për të më martuar dhe e gjeta, u martova në vitin 2007, kam dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë. Janë 4 vjeç e gjysmë, nusen e kisha pa punë, dolëm në shtëpi me qira dhe jetonim me ato të ardhura që kisha unë, të Kempit.

Ai ka sjellë sot dajën e tij Simonin për ta falenderuar për çdo gjë që ai ka bërë për të. Daja ka qëndruar me Besnikun në spital për 3 muaj, flinte mbi tokë dhe kishte raste që nuk hante as pinte. Simoni i thotë moderatorit Ardit Gjebrea se e kishte për detyrë që ta bënte këtë gjë sepse është djali i motrës së tij.

Next Post
Drejtori i CDC mohon zërat për nivelin e ulët mbrojtës të vaksinave kineze: Ngatërrohet me vizionin shkencor për përmirësim

Drejtori i CDC mohon zërat për nivelin e ulët mbrojtës të vaksinave kineze: Ngatërrohet me vizionin shkencor për përmirësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com