• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Punoi gjithmonë për paqen”/ Lamtumirë Papa Françesku! Nga e gjithë bota në Vatikan për funeralin

by S T
26/04/2025 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota ndaloi për një ditë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut.

Me zemrat e pikëlluara, Me qindra mijëra besimtarë, por edhe liderë nga dhjetëra shtete të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, u bënë bashkë në Vatikan për të marrë pjesë në funeralin e Papës. Në meshën e procesionit të Atit të Shenjtë në sheshin e Shën Pjetrit, që u ndoq nga mbi 1 miliardë besimtarë në mbarë botën, kardinali italian Giovanni Battista Re bëri thirrje për kujdes për emigrantët, përfundimin e luftërave dhe veprimin mbi ndryshimet klimatike globale, temat e preferuara politike të Françeskut.

“Ne jemi të mbështetur nga garancia e besimit, e cila na siguron se ekzistenca njerëzore nuk përfundon në varr, por në shtëpinë e Atit. Përballë luftërave të furishme të viteve të fundit, me tmerret e tyre çnjerëzore dhe vdekjet dhe shkatërrimet e panumërta, Papa Françesku ngriti vazhdimisht zërin duke kërkuar paqe dhe duke bërë thirrje për arsye dhe negociata të ndershme për të gjetur zgjidhje të mundshme. Lufta, tha ai, është vetëm vdekja e njerëzve dhe shkatërrimi i shtëpive, spitaleve dhe shkollave. Ai shprehej përherë se: ‘Lufta e lë gjithmonë botën më keq se më parë: është gjithmonë një disfatë e dhimbshme dhe tragjike për të gjithë. Ndërtoni ura, jo mure’. Kjo ishte një thirrje që ai përsëriti shumë herë”, tha Kardinali Giovanni Battista Re.

Kjo deklaratë, për rreth 135 kardinalët katolikë, të cilët së shpejti do të ngarkohen të hyjnë në një konklavë sekrete për të zgjedhur papën e radhës, ishte gjithashtu një udhërrëfyes i mundshëm për mënyrën se si ata duhet të fillojnë diskutimet e tyre, shkruan A2 CNN. Me gjuhën shpirtërore, prelati 91-vjeçar dha një mesazh të thjeshtë: kthim pas nuk ka.

Françesku, Papë që nga viti 2013, vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare gjatë festës së Pashkëve. Funerali i tij përfshinte koreografi të zgjedhura me kujdes, këngë latine, ulëse të organizuara rreptësisht dhe përdorimin e riteve të lashta katolike. I gjithë procesioni në fakt ishte më i thjeshtuar se ai i papëve të mëparshëm, duke ndjekur udhëzimet që Françesku dha vetë.

Shërbesa përfundoi me një lavdërim të fundit, një lutje përmbyllëse ku Papa iu dorëzua zyrtarisht Zotit. Kjo shënon fillimin e një periudhe zie nëntëditore të quajtur Novemdiales me një meshë që mbahet çdo ditë në kujtim të tij. Papa Françesku do të mbahet mend si njeriu që mbrojti me çdo kusht emigrantët dhe të varfrit, dhe për përpjekjet e tij për të riformuar Kishën Katolike.

Françesku bëhet Papa i parë në më shumë se tre shekuj që varroset në Santa Maria Maggiore. Ai ishte një papë i shumë të parëve. Ishte Papa i parë i Amerikës Latine, i pari i rendit jezuit dhe i pari Papë i ditëve moderne i lindur jashtë Europës. I zgjedhur në vitin 2013 si një kandidat i jashtëm nga Argjentina, Françesku vazhdoi të çonte përpara reforma progresive, duke përfshirë promovimin e roleve të grave në kishë dhe një lloj hapje për komunitetin LGBT.

Next Post
I përfshirë në trafik droge, të riut nga Fieri i sekuestrohen pasuritë

Dyshohet se gjyshi ngacmoi mbesën, flet baba i të 5-vjeçares: Gjithçka e stisur nga ish-bashkëjetuesja ime! Qëllimi i saj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In