Në fshatin Kukur të Gramshit po bëhet një ndërhyrje për ndërtimin e urës që u shërben rreth 1600 banorëve të 3 fshatrave.
Kryeministri, Edi Rama ka postuar në facebook foto nga punimet për ndërtimin e urës, duke theksuar se banorët e 3 fshatrve do të munden të arrijnë më shpejt në qytetin e Gramshit.
“Në Gramsh, vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke ju shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit. Do të vazhdojmë t’ju shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve të cilat lehtësojnë jetesën e tyre”- shkruan Rama.
/f.s