• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet në Tiranë-Durrës, Gjiknuri: Rruga do jetë gati më 1 korrik, ndërhyrje në të gjitha akset

by Java News
11/06/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se do të punohet çdo ditë 24 orë për ristrukturimin e autostradës Tiranë-Durrës. Nga autostrada, ku sot kanë nisur punimet, Gjiknuri garantoi qytetarët se rruga do të jetë gati dhe pa probleme në fund të muajit qershor, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje në të gjitha rrugët kryesore në vend.

Më tej, ai sqaroi arsyen pse filluan punimet tani, duke thënë se ka pasur probleme kontrata e mirëmbajtjes me Bankën Botërore, ndërsa shtoi se kjo rrugë meriton ndërhyrje serioze për të cilën po planifikohet.

“Situata degradoi në këtë pikë, ndërhyrja është emergjente për të eliminuar të gjitha problematike e shfaqura në këtë rrugë. Por kjo rrugë meriton ndërhyrje më serioze, të cilën jemi duke e planifikuar. Pse filluam tani ndërhyrjen? Kontrata e mirëmbajtjes me BB prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara, gjatë këtyre muajve ne zgjidhëm gjithë problematikat e këtij projekti, që po dështonte. Ky nuk është segmenti i vetëm që po ndërhyhet. Në muajt në vazhdim do ketë ndërhyrje në gjithë akset kryesore në të gjithë vendin.Do të eliminohen të gjitha problemet e trashëguara ndër vite. Kantierët janë të domosdoshme, ndonëse krijohet trafik.

Janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë. Brenda qershorit ky segment do jetë plotësisht i rehabilituar dhe do të jetë e hapur për trafik. Pra, vetëm dy javë shqetësim. Fakti që filluam tani është për shkak të lënies pas dore të kontratës. Po bashkëpunojmë dhe me policinë për trafikun. Qytetarët që duhet të shkojnë në jug është mirë të marrin rrugin e Elbasanit, pjesa tjetër të ndjekin udhëzimet e policisë.Kjo rrugë është konsumuar, është shkatërruar, për shkak edhe të tonazheve të rënda. Këtu do punojmë me policinë, që të mos lejojmë më kamionët të kalojnë të tejmbushur.

Kjo rrugë kërkon ndërhyrje shumë serioze, që projekti i bankës nuk i përfshinte.Rrugët kanë nevojë për financime serioze, nevoja për rrugë është shumë më e madhe se buxheti i shtetit, të gjithë duhet të investojmë. Në korrik dhe gusht nuk do të ketë më probleme me këtë rrugë.Këtu për çdo gjë që bën të thonë ‘plaç’, ata që kërkojnë llogari pse filluam tani, të kërkojnë llogari te vetja, pse nuk e bënë më parë. Ne filluam ndërhyrje emergjente për probleme të trashëguara. Rrugët do jenë shumë herë më të mirëmbajtura se më parë”, tha Gjiknuri

a.ç

Next Post
Urrejtja e grekëve për emigrantët shqiptarë dhe mikpritja jonë, disa statistika botërore

Tendenca e re e largimeve, rritet numri i grave që largohen në emigracion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In