• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet në shkollën “17 Shkurti” në Qesarakë, Veliaj: Merr fund mësimi me dy turne!

by A R
06/07/2022 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i shkollës “17 Shkurti” në Qesarakë po ecën me ritme të shpejta. Ajo do të mirëpresë 600 nxënës dhe do t’i japë fund mësimit me dy turne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, tha se pas dëmtimit që mori me tërmetin e 2019, shkolla e re po ngrihet më e fortë e më cilësore.

“E kemi rritur me 20% kapacitetin e shkollës. Në godinën e vjetër, 500 nxënësit e bënin mësimin me dy turne, kurse në shkollën e re mësimi do të jetë me një turn për 600 nxënës. Është një super lajm për zonën e Freskut, e Thesarit, Qesarakës, Linzës, por edhe për Njësinë 3. I lutem prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt me banesën e tyre sepse kështu i kursejnë orët e humbura fëmijëve, të cilët gjatë asaj kohe mund të ndjekin një kurs, mund të merren me sport apo të mësojnë një instrument”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se me hapjen e 12 shkollave të reja në shtator, plotësohet buqeta e 40 shkollave të hapura në dy mandate të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Në shtator do të hapim shkollë të re në Dritas, në periferinë më ekstreme të Tiranës, por do të hapim shkolla të reja edhe në qendër, si gjimnazi “Sami Frashëri” apo në portat hyrëse të qyteti, si shkolla “Andrea Stefani” te Shqiponja, shkollat “Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamzë, dhe “Bashkim Fino” në Njësinë 2. Me buqetën prej 12 shkollash të reja, që hapim në shtator, i kemi dhënë Tiranës 40 shkolla të reja në dy mandate – diçka e paprecedentë krahasuar me mandatin e administratës paraardhëse, ku ku nuk u bë asnjë shkollë. Secila prej shkollave të reja ka një palestër të hapur edhe për komunitetin. Jemi siguruar që të bëjmë shkolla jo sot për sot, jo për të zgjidhur hallet e momentit, por për të bërë shkollat e një shekulli të ri”, tha ai.

Ndërkaq, Veliaj njoftoi daljen e një urdhëri të ri për sa i përket lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në qytet gjatë dy muajve të verës. Duke nisur nga kjo e premte, në orën 18:00, deri të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit, lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë do të lejohet, teksa në shtator, me fillimin e vitit shkollor dhe kur qytetarët të kthehen nga pushimet, do të rikthehet kufizimi i lëvizjes së tyre.

“Vera është një kohë ideale për të punuar sepse ka më pak trafik dhe njerëzit janë me pushime. Kjo është arsyeja pse çdo të premte deri të hënën, do të lejojmë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë që të mbarojnë kantieret, si kjo shkollë. Duke qenë se midis të premtes deri të hënën, njerëzit e kalojnë fundjavën në plazh, trafiku lirohet pak, na jep mundësi të vijojmë punën me mjetet e rënda. Kërkoj mirëkuptim nga qytetarët sepse na duhet të kapim shtatorin për shkollat. Për sa kohë që fluksi bie dhe fëmijët nuk kanë shkollë, është mundësia të mbarojmë shkollat në afat. Kjo është arsyeja pse kam firmosur urdhërin, që gjatë fundjavës, të kemi mundësi të punojmë me mjete të rënda. Në shtator, me rikthimin e normalitetit dhe hapjen e shkollave, lëvizja e mjeteve do të ndalohet sërish. Besoj se kështu mund ta kapim ritmin e ditëve, duke punuar në fundjavë, që të dalim të gjithë faqebardhë në shtator me shkollat”, përfundoi Veliaj.

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 7 Korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In