Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të kryejë disa punime të planifikuara në nënstacionin rajonal, duke kufizuar energjinë elektrike për disa zona.
OSHEE bën me dije se në datë 1 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-15:00, duke kufizuar energjinë elektrike në disa zona: Bathore pjesërisht dhe nga ora 09:00-14:00 do të mbetet pa energji rruga “Irfan Tomini” pjesërisht.
Për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit, si dhe furnizimin cilësor me energji elektrike, OSHEE është duke kryer një sërë investimesh.
/a.rada