Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrikë, Tiranë se do të këtë ndërprerje të energjisë në “Medar Shtylla” pjesërisht dhe në rrugën “Sulejman Delvina”.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon se shkak i ndërprerjes është nevoja e ndërhyrjes në rrjetin e ri në nënstacioni në Selitë.
Po ashtu, OSHEE shpjegon arsyet dhe afatet kohore te ndërprerjes se energjisë elektrike.
“Për shkak të investimit që po kryhet në kabina, ku po instalohet rrjeti i ri 20 kV, sot do të punohet në dy kabina të nënstacionit Selitë. Do të stakohet energjia në rrugën “Medar Shtylla” pjesërisht dhe në rrugën “Sulejman Delvina” pjesërisht”, shprehet OSHEE. /a.rada










