Një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh.
Ngjarja ka ndodhur para pak disa minutash në hyrje të pazarit në një godinë që po ndërtohet, ku edhe viktima punonte.
Policia po punon për shkaqet që sollën vdekjen e një personi në vendin e punës dhe dyshim kryesor është vjetërsia e mjetit të punës.
Në pamjet e publikuara nga mediat informative, njëri nga shokët e punës të viktimës e ka përjetuar shumë keq ngjarjen, saqë janë dashur të tjerë që ta mbanin.
I riu ka shpërthyer në lot, dhe shfaqej në pamje në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. /e.s/












