Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten (3 prill) në orën 11:00 në Tiranë të zgjedhurit vendorë në një takim mbi turin “Punët e Shqipërisë”.
Burimet konfirmuan për RTSH, se pas takimit të zgjeruar javën e kaluar me deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në takimin e së premtes do të diskutohen punët në nivel lokal. Për 9 javë socialistët do ta shtrijnë këtë strategji komunikimi intensive në të gjithë territorin.
Gazetarja Denada Shkodrani bën me dije se në fokus të takimit do jenë diskutimet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pagat, pensionet, shërbimet ndaj qytetarëve, bujqësia dhe turizmi.











