• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësohen 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik, Manastirliu: Portali “Mjekë për Shqipërinë” do jetë hapur gjithë kohën

by Java News
18/11/2019 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë muajit Nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë takimit me mjekët e punësuar rishtazi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se portali do të jetë gjatë kohës i hapur për t’u krijuar mundësinë mjekëve për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe për t’ju bashkuar sistemit shëndetësor publik.

“Jam e kënaqur që 58 mjekë do të jenë pjesë e armatës së mjekëve në sistemin publik që do t’i atashohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve tona si mjekë të përgjithshëm, mjekë familje edhe si mjekë specialistë. Ndryshe nga më parë, sot informacioni për vendet e punës është i hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë dhe ju jeni shembulli i punësimit me meritë, në bazë të aftësive tuaja” – tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me mjekët e sapo punësuar.

Manastirliu tha se Portali “Mjekë për Shqipërinë” ka rritur transparencën në punësimin e mjekëve.

“Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ është një instrument që u krijon një mundësi më të mirë mjekëve jo vetëm për identifikuar pozicionet e lira në sistemin publik, por ky sistem i ri si dhe portal ‘Infermierë për Shqipërinë’ ka tjetërsuar të gjithë mekanizmin e rekrutimit të profesionistëve të shëndetit duke nisur nga infermierët, laborantët duke vijuar tek mjekët në sistemin publik”, tha Manastirliu.

Portali i mjekëve është një portal që nuk hapet me faza, pra do të jetë gjatë gjithë kohës i hapur për të plotësuar vendet e lira të punës me mjekë familje, mjekë të përgjithshëm apo mjekë specialistë. Secili mjek i cili është i diplomuar dhe i licensuar mundet që të aplikojë për gjatë gjithë vitit në pozicione të cilat janë të shpallura apo do të shpallen rishtazi në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat do të ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.

Thirrjes së dytë në Portalin “Mjekë për Shqipërinë” i’u përgjigjën 106 mjekë familje dhe mjekë specialistë. Me Udhëzimin e ri të Portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë krijuar listat e pritjes për mjekët që aplikojnë me portal, duke i dhënë kështu mjekëve mundësinë e punësimit në momentin që hapet vendi vakant në rajonin ku ka e aplikuar.

Nga muaji Maj i këtij viti janë në total 99 mjekë të punësuar në sistemin shëndetësor nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”. /e.s/

Next Post
E shpalli ‘non grata’/ Kryemadhi i del në mbrojtje Metës dhe sulmon Borchard: Mund të kishte kandiduar për në Kushtetuese

E shpalli ‘non grata’/ Kryemadhi i del në mbrojtje Metës dhe sulmon Borchard: Mund të kishte kandiduar për në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

December 31, 2025
“Doktori Shpirtlig”- Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rrëfimi: Zvarritesha në dyshemenë e qelisë ndërsa më lëshonin qentë sipër!

Flasin familjaritet e 78-vjeçarit të dënuar me burgim të përjetshëm: Po i kalben dhëmbët dhe po i bien thonjtë! Po keqtrajtohet, kemi frikë se…

December 31, 2025
“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

December 31, 2025
Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

December 31, 2025
Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

December 31, 2025
FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

December 31, 2025
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

Urgjenca Kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët

December 31, 2025
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten hetimet për Bankers Petroleum

December 31, 2025
“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

December 31, 2025
“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com