• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini për ligjin e ri që mos ta pësoni

by Java News
27/06/2019 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga njëra anë Gjermania po hap rrugët për migracionin legal, por nga ana tjetër, ajo po forcon luftën kundër punësimit ilegal. Të premten ligji përkatës pritet të miratohet në Këshillin Federal.

Ligji i ri për luftimin e punës në të zezë dhe abuzimit me përfitimet sociale është miratuar tashmë nga Parlamenti Gjerman më datën 6 qershor 2019 dhe të premten, 28.06.209 duhet të kalojë instancën e fundit, që është Dhoma e Landeve, para se të nënshkruhet nga Presidenti.

Ai përmban dy elemente kryesore: Elementi i parë ka të bëjë kryesisht me shtetasit e BE-së, që vijnë në Gjermani vetëm për të marrë shpërblimin për fëmijët (afro 190 euro për fëmijë). Me ligjin e ri, shpërblimi për fëmijët nuk jepet menjëherë, por vetëm pasi ke jetuar tre muaj në Gjermani dhe kur je me konratë pune.

Elementi i dytë ka të bëjë me punëtorët mëditës, që rrinë diku, në një vend të caktuar, dhe presin që të vijë t’i marrë punëdhënësi. Tani ata mund të gjobohen edhe nëse nuk kapen duke punuar në të zezë, mjafton dyshimi.  Dhe gjobat mund të shkojnë deri në 5000 Euro.

Qarku Koordinativ kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (KOK) me seli në Berlin, e kritikon këtë masë, sepse siç thotë për DW Eva Kübelbeck, referente e kësaj shoqate, “ligji në këtë rast godet personat që janë në hall, në vend që të merret me trafikantët e tyre.”

Edhe Enti që merret me luftimin e punës në të zezë e ka të parasysh këtë fakt, prandaj, siç i tha DW një zëdhënës i tij, kjo gjobë do të vihet vetëm në raste ekstreme. Ai shpjegon se deri tani policia nuk kishte asnjë mundësi të parandalonte këtë lloj punësimi me mëditje, ku në të shumtën e rasteve njerëzit sillen në mënyrë të organizuar nga vendet e Evropës Juglindore prej personave që bëjnë si ndërmjetësues dhe duan thjesht t’i shfrytëzojnë. “Qëllimi  ynë është që t’i nxisim migrantët që të kërkojnë punë legale”, thotë zëdhënësi. Ndër të tjera ai vë në dukje se, edhe për ato raste kur migrantët janë ilegalë dhe nuk kanë një kontratë pune, ata kanë të drejtë ta hedhin në gjyq punëdhënësin, nëse ky abuzon me ta.

Sigurisht që kjo kërkon një avokat, por ndoshta ia vlen llogaria.  Dikush që ka punuar në të zezë në Gjermani, dhe nuk është paguar nga punëdhënësi, ka të drejtë ta hedhë atë në gjyq dhe t’i kërkojë dëmshpërblim. Në praktikë, migrantët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, nga frika se mos paditen për punë në të zezë. Por, kjo në praktikë nuk ndodh, sepse, përgjegjësia për punësimin ilegal bie mbi punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, thonë ekspertët./ DW

g.kosovari

Next Post
Pranga 38-vjeçarit në Shkodër, kërkohej nga drejtësia italiane

Pranga 38-vjeçarit në Shkodër, kërkohej nga drejtësia italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In