• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna jonë është deri te dera e gjyqit

by Frrok Çupi
12/07/2023 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A të lumturohemi pasi tjetri të mbyllet në burg, qoftë edhe armiku yt?

… Atë ditë që do të vihet para gjykatës Sali Berisha, atë ditë ka mbaruar puna me këtë njeri. Flas për vete; por besoj se edhe për disa pak të tjerë. Nuk mund të gëzohesh as të brohorasësh pse dikush, edhe pse rrënues i fateve njerëzore, futet në burg. Nuk mund të gëzohesh, sigurisht, por ndjehesh i realizuar me drejtësinë tënde dhe të vendit tënd.

Këtu mbaron gjëja.

Aq më pak mund të gëzohesh pse Arben Ahmetaj, ish- zëvendëskryeministër, i cili ka bërë një milionë herë më pak të keqe se ai i pari që përmenda. Po lexoj ‘popullin’ e internetit, po lexoj gazetarë e analistë që po u plasin fjalët nëpër duar nga gëzimi që Arbeni i hyri rrugës së burgut. Me thënë të vërtetën Arbeni është nga ata tipa që nuk të gëzon as kur bëhet ‘i madh’ e as kur shkon ‘për lesh’.

Aq më pak mund të gëzohen për pastruesen e asaj familjes që lidhej, edhe ajo, me zyrën e Ahmetajt, e cila gjeti ca mijëra euro në tubin e sobës

E aq më pak mund të gëzohesh për fatin e Rahman Rrajës, një deputet socialist, burrë me autoritet në zonën e Krujës, por edhe hallexhi i madh. ‘Çfarë të bën fëmija nuk ta bën hasmi!’, thotë një fjalë e vjetër e popullit tonë. Djali i ‘të madhit’ mori fuqi e i hyri fshatit me mina e shkop bejsbolli. Të gjithë (plus- minus) fëmijët e baballarëve tipa të tillë të ngrehur në pushtet e të pasuruar, bëjnë të njëjtën gjë.

A nuk bënë të njëjtën gjë bijtë e bllokmenëve komunistë që ua nxinë jetën baballarëve ministra dhe i dërguan në burgjet e egra të komunizmit? Këtë bënë, si djali i Rahmanit që i vuri zjarrin fshatit.

A nuk bënë të njëjtën gjë fëmijët e Berishës? Atëherë a duhet të lumturohen njerëzit atë ditë kur ta shikojnë Berishën me ca cigare dhe me dy petulla para dyerve të burgut?!

E kam përjetuar këtë situatë në mënyrën më të egër atyre viteve të errëta të nisjes së pisllëkut që u quajt ‘demokraci’ nga viti 1993. Para dyerve të gazetës ku punoja (KJ) uleshin disa fshatarë e shisnin dy presh që kishin. Njëri prej tyre, me vetëm një dhëmb në gojë dhe i tkurrur si një patate e tharë në tym, qeshte me sy e me buzë dhe kafshonte një presh me kripë.

“Hë, mirë ia bënë qenit, aty e pafsha, në burg!’, shqiptonte.

Fliste për Fatos Nanon, Fatosi ishte burgosur nga Saliu një ditë më parë.

Po pse, vallë, është instaluar kjo edukatë makabre kur tjetri gëzohet për fatkeqësinë e tjetrit? Ja i burgosën Arbenin ose Saliun!… Në rregull, kaq është. Ti njeriu që vuajte nga sjellja e tyre, tani thjesht u realizove, jo se u lumturove. Nuk u lumturove, o njeri, me burgun e tjetrit; thjesht fitove drejtësinë që të takon.

Përveçse kjo është sjellje me origjinë Islamiste, ka lidhje me interesa false. Ata që sot i shkojnë pas Berishës si ‘militantë’, nesër do t’i shkojnë te 313 të lumtur pse e pësoi ai. Sepse aty mbaron interesi- sipas tyre.

Ky reagim, me të drejtë, edhe në gjuhë të tjera të botës, ka marrë emrin ‘reagim i poshtër’.  Të ndihesh i lumtur në kurriz të humbjeve të dikujt tjetër është një emocion që psikologët e quajnë ‘schadenfreude’, një fjalë gjermane që kombinon fjalët dëm (schaden) dhe gëzim (freude).

Emocionet që përjetojnë njerëzit këto ditë, sa për z. Ahmetaj aq edhe për z. Rraja në Fushë- Krujë shkaktohen për disa arsye. Njëra arsye është se tjetri përballë është ‘asimiluar’, dhe kjo shkakton triumf. Por, fshehurazi, individi duke parë që ‘në kuzhinën e fqinjit ka rënë zjarri’,  dhe këta kërkojnë kontrast me fatin e tjetrit.

A ka shumë njerëz në shoqërinë tonë që kanë bërë të njëjtën gjë si z. Ahmetaj, si zonjusha e eurove në tub, si z. Rraja, etj?. Sigurisht që ka, madje po ëndërrojnë. Shoqëria jonë, e goditur nga sjelljet politike triable të pas- viteve 1992, kur të gjithë i hynë vjedhjes dhe dhunimit, sot ndodhet në një gjendje të helmuar. Pse bërtasin eksponentët e opozitës kundër ‘korrupsionit’? Pse dikush, madje dy prej tyre, bënë thirrje që Ahmetaj të shkonte sa më shpejt në burg; ndërsa tjetra thërriti ‘O Ben, spiuno shokët e tu socialistë!’.

Njëra ishte Tabaku e tjetra Bardhi.

Sjellja e opozitës është sjellja e grupit ‘të lumtur’ ndaj fatkeqësisë së tjetrit. Janë të lumtur jo veç pse po e ‘shikojnë poshtë’ atë tjetrin. Në rastin e atyre që janë mësuar me duar në xhepat e të tjerëve, siç janë këta të PD, këta janë inatçorë pse ‘Beni po vjedh’ e nuk po ‘ i vjedh unë’ ato që vjedh Beni.

Këta kanë rënë në emocionin e fatit të tjetrit, por jo se janë ndryshe nga ai.

Next Post
“Ky që lufton krimin”/ Kulluri: Njerëzit e Bashës më thanë ‘do të vrasim’, më kanë kërcënuar në telefon

Tigri i vërtetë prej letre është Kurti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

January 12, 2026
“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

January 12, 2026
Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

January 12, 2026
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

January 12, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In