• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Puna inteligjente, çfarë ofron Hawaii për të punuar “buzë detit”!

by Ardit Rada
06/12/2020 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush nuk e ka ëndërruar ndonjëherë të punojë në “smart-working” (punë inteligjente) në një vendndodhje ëndrrash, mbase edhe buzë detit?

Hawaii ka dalë me një program që mund ta përmbushë këtë dëshirë. Quhet “Movers and Shakas” dhe është një projekt për amerikanët dhe ish-banorët që janë mbi 18 vjeç dhe që punojnë në distancë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të lëvizin në arkipelag për një muaj dhe të jetojnë si anëtarë të komunitetit, ndërsa bëjnë gjithashtu punë vullnetare. “Është një hap i vogël drejt rimëkëmbjes dhe diversifikimit të ekonomisë lokale”, shpjegojnë krijuesit e projektit për CNN.

Jo vetëm një plazh dhe një det ëndërr – Ata që do të pranohen në program, do të kërkohet t’i kushtojnë disa orë në javë një organizate jo-fitimprurëse në vend, ku mund të vënë në dispozicion njohuritë dhe aftësitë e tyre. Hawaii, pra, nuk po kërkon turistë që thjesht sjellin para në bizneset e tyre dhe ndjekin valët në një dërrasë surf-i, por punëtorë “të zgjuar” që me të vërtetë duan të japin një kontribut konkret për shtetin.

Grupi i parë i punëtorëve në distancë, do të zgjidhen nga ata që aplikojnë deri më 15 dhjetor në këtë program të qëndrimit të përkohshëm, i krijuar në bashkëpunim me shkolla dhe biznese. Ata që do të zgjidhen, do të marrin një biletë udhëtimi vajtje-ardhje falas në Oahu, duhet të lëvizin brenda një muaji dhe duhet të kalojnë të paktën 30 ditë resht në arkipelag.

Qëllimi i programit – “Një nga objektivat qendror të projektit, është të ndihmojë diversifikimin e ekonomisë, – shpjegon Richard Matsui, themeluesi i “Movers and Shakas”, i kthyer kohët e fundit në Hawaii nga San Francisco. – Përveç fitimit të parave në aktivitetet tona lokale, vlera e vërtetë është sjellja e punëtorëve me njohuri dhe talent që do të ndihmojë të ndërtojnë komunitetet tona, përmes punës vullnetare dhe ta bëjnë ekonominë tonë më të qëndrueshme dhe të larmishme”.

Koronavirus në Hawaii – “Hawai aktualisht ka nivelin më të ulët për frymë të infeksioneve Covid në SHBA. Kjo gjithashtu e bën atë një nga vendet më të sigurta për të jetuar dhe punuar”, sigurojnë krijuesit e programit. Të dhënat deri më tani, raportojnë se Hawaii ka regjistruar mbi 18,000 raste me koronavirus dhe më shumë se 200 vdekje.

Next Post
Tiranë/ 167 doza heroine në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë/ 167 doza heroine në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In