• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Puna është e vështirë dhe nën tension”, Celibashi: Po verifikojmë pas denoncimeve për parregullsi!

by
26/04/2021 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Celibashi tha se gjetjet janë realiste dhe KQZ bie dakord me opinionin e tyre.

“E di që ka pasur probleme por numri i kërkesave është shumë i madh për ta aksesuar këtë faqen. Është një numër përdoruesish i tillë që krijon vonesa në kërkimin e informacionit. Sikurse edhe ju jeni në dijeni, sot misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri doli me raportin paraprak, kryesisht mbi atë çfarë kanë vërejtur në ditën e votimit. Ne i gjejmë të gjitha vlerësimet realiste dhe qoftë ato pozitive, qoftë ato negative kanë të njëjtin opinion si KQZ”, tha Celibashi. Ndërsa për problematikat që janë hasur gjatë numërimit të votave, Celibashi tha se puna është e vështirë dhe të gjithë janë nën tension.

“Per fat të keq, vazhdojmë të kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ-së dhe grupeve të numërimit në lidhje me administrimin e këtij procesi. Jemi të ndërgjegjshëm që puna është e vështirë dhe nën tension. Vlen të thuhet që KQZ ka reaguar dhe ajo çfarë vlen të theksohet është se pas ndryshimit, situata ka ndryshuar. Në momentin që flasim, nuk kemi informacion që të jetë ndërprerë procesi i numërimit në ndonjë KZAZ. Në faqen e internetit të KQZ gjenden të gjitha informacionet edhe për qendrat e votimit që janë përfshirë në rezultat”, tha Celibashi.

Në lidhje me raportimet e shqetësimeve, Celibashi tha se kandidati për deputet Boiken Abazi ka thënë se janë vënë parregullsi në disa KZAZ të Tiranës, por për të gjitha këto do të merren vendimet e duhura nga KQZ.

“Kemi pasur disa raportime nga kandidatët për deputet, së fundmi ngsa Boiken Abazi në lidhje me parregullsi sipas tyre të vërejtura në disa KZAZ të Tiranës në lidhje me mënyrën si është bërë vlerësimi. Jemi duke e ndjekur si situatë dhe përsa i takon KQZ do të mbajmë qëndrimet e duhura dhe do të marrim vendime”, tha Celibashi./ b.h

Next Post
“Nuk më duket sukses”/ Ish- zëdhënësja e Berishës: Nuk ndodhi ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin, për të cilin fliste Basha

"Nuk më duket sukses"/ Ish- zëdhënësja e Berishës: Nuk ndodhi ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin, për të cilin fliste Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In