• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pulitzer/ Çmimi shkon i përbashkët për ‘The New York Times’ dhe The ‘New Yorker’

by Java News
17/04/2018 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“The New York Times” dhe “The NewYorker” kanë fituar së bashku çmimin “Pulitzer” për shërbimin më të mirë publik gjatë kësaj të hëne, për zbulimin e skandalit të Harvey Weinstein, mes raportimeve që galvanizuan edhe lëvizjen “#MeToo” nëpër rrjete sociale, duke i dhënë një rëndësi kombëtare e ndërkombëtare ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“The Times” dhe “The Washington Post” fituan gjithashtu çmimin e raportimit më të mirë kombëtar, për mbulimin që i bënë investigimit mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të vitit 2016, si dhe kontakteve mes drejtuesve të fushatës së presidentit Trump dhe zyrtarëve rusë.

“The Press Democrat”, një medium i Santa Rosa, në Kaliforni, fitoi çmimin “Pulitzer” për raportimin e lajmit të fundit, mbi ngjarjet e zjarreve masive që pushtuan e shkrumbuan zona të tëra të Kalifornisë gjatë vjeshtës së kaluar, duke lënë të vdekur 44 persona e duke shkatërruar mijëra shtëpi.

“The Pulitzers”, çmimet më prestigjioze të gazetarisë në SHBA, reflektojnë kështu një vit të mbushur me lajme të pamëshirshme dhe me sfida të paprecedenta për mediet amerikane, teksa Trump vazhdimisht ka sulmuar raportimet e “lajmeve të rreme” dhe i ka quajtur gazetarët “armiq të popullit”.

Çmimet “Pulitzers” u lajmëruan pasditen e kësaj të hëne nga Universiteti i Columbias, që administron këto vlerësime. Ky është viti i 102’të i garimit të themeluar nga botuesi i një gazete, Joseph Pulitzer. Fituesit e shërbimit më të mirë publik marrin medalje të arta, ndërsa të tjerët një çmim të konvertuar në parë prej 15 mijë dollarësh secili.

Aplikimet në total kanë qenë 2.400, ndërsa vetëm 21 projekte rezultuan fituese në garën e zhvilluar në New York City. Administratorja e “Pulitzers”, Dana Canedy, ishte ajo që shpalli listën e fituesve për vitin 2018.

Lista e plotë:

Shërbimi publik: Neë York Times dhe The Neë Yorker.

Raportimi i lajmit të fundit: The Press Democrat (Santa Rosa).

Raportimi investigativ: Stafi i The Washington Post.

Raportim shterues i thelluar: Stafi i Arizona Republic dhe rrjeti USA Today.

Raportimi lokal: The Cincinatti Inquirer, për raportimin e epidemisë së heroinës.

Raportimi kombëtar: Stafi i Neë York Times dhe Washington Post, për raportimin e ndërhyrjes ruse.

Raportimi ndërkombëtar: Claire Baldwin, Andreë R.C. Marshall dhe Manuel Mogato.

Shkrim individual “Feature”: Rachel Kaadzi Ghansah, nga GQ.

Komenti: John Archibald i Alabama Media Group

Kritika: Jerry Saltz i New York Magazine.

Shkrimi editorial: Andie Dominick i The Des Moines Register.

Karikatura editorialiste: Jake Halpern dhe Michael Sloan, New York Times.

Fotografia e lajmit të fundit: Ryan Kelly, The Daily Progress.

Fotografia “Feature”: Stafi i Reuters.

Këto janë të gjitha kategoritë ku do të merren çmimet, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Tritol makinës së mësueses, para 5 muajsh iu dogj një tjetër mjet

Tritol makinës së mësueses, para 5 muajsh iu dogj një tjetër mjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In