• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pulëpjekësi i famshëm shqiptar mbyll dyqanin e tij në Zvicër… shkak jeta e tij e “dyfishtë”

by Java News
05/12/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzekutivi i Kantonit Obwalden ka hedhur poshtë ankesën e J.D., të njohur si “Guggeli-Toni”, shqiptar nga Kosova, që e kishte ushtruar kundër refuzimit që i kishte bërë Zyra Kantonale e Migracionit kërkesës së tij për ta trajtuar si rast të rëndë, shkruan Luzernerzeitung.ch.

Me këtë vendim atij i refuzohet leja e qëndrimit në Obwalden.

Vendimi i zyrës në fjalë është neutral, i arsyeshëm dhe në këtë rast nuk ka pasur ndonjë bazë personale për ta trajtuar atë si rast të rëndë, shkruan qeveria e Obwaldenit në arsyetimin e saj.

Në marsin e këtij viti, pas vendimit negativ të Zyrës për Migracion, në Sarnen ishte organizuar madje edhe një protestë para objektit të administratës, me kërkesë lejen e qëndrimit për Jetonin.

Por cila është parahistoria e këtij rasti? Kosovari i përmendur kishte parashtruar një kërkesë për bashkim familjar, për të sjellë në Zvicër bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët (9/8/4). Por, këtu gjithçka përfundoi.

Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për ta dëbuar nga Zvicra, raporton albinfo.ch. Ai akuzohet se në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues.

Për ta devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane më të vjetër në moshë.

Paralelisht me të, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2002 pa dijeninë e autoriteteve, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005.

Edhe pse gjashtë vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se ajo martesë ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.

“Guggeli-Toni” ishte bërë i njohur për banorët lokalë pasi që shiste pula të pjekura në qytet dhe kultivonte një komunikim të gjallë me qytetarët./a.k

Next Post
Tiranë/ Shpallet në kërkim 47-vjeçarja, shpoi gomat e 4 automjeteve

Tiranë/ Shpallet në kërkim 47-vjeçarja, shpoi gomat e 4 automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In