Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Zvin. Një elektriçist është goditur barbarisht me mjete të forta teksa po kryente punën e tij pranë një matësi elektrik. Mësohet se autori i ngjarjes Pjetër Gjergji, kishte qenë i dehur kur kishte goditur elektricistin Bajram Hyseni.
Hyseni është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Spitalit të Traumës në Kryeqytet, pasi gjëndja e tij ka qenë e rëndë.