• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Publikohet video-përgjimi, si u kërcënua dëshmitari i çështjes CEZ

by Java News
24/09/2015 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Televizioni “News24” publikon videon ku tregohet kërcënimi i dëshmitarit të mbrojtur të çështjes CEZ. Në pamje duket momenti i kërcënimit të dëshmitarit “kyç” të arbitrazhit në Vjenë, nga juristi i OSHEE­së. Gazetari Artan Hoxha komentoi në studio pamjet e përcjella në video. Kërcënimi i dëshmitarit “kyç” për çështjen mes qeverisë dhe kompanisë DIA, i cili është në mbrojtje nga RENEA që në dhjetor 2014, ka ndodhur në praninë e këtyre të fundit.

Në videon e publikuar në “News 24” duket momenti i takimit të juristit me dëshmitarin në praninë e forcave RENEA. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të një lokali në kryeqytet, ku ka ndodhur edhe takimi në datën 11 shtator të këtij viti, rreth orës 14:40. Fillimisht në lokal shfaqet dëshmitari dhe efektivët e RENEA­s që janë në mbrojtje të tij, e më pas vjen juristi.

Ky i fundit nuk pranon që biseda të zhvillohet ndërkohë që ata mbajnë pranë celularët, dhe duket edhe në video teksa tenton disa herë të largojë çantën e tij, telefonin e tij, si dhe telefonin e dëshmitarit, nga frika se biseda e tyre do përgjohej. Por vetë dëshmitari nuk e pranon diçka të tillë. Juristi largohet fillimisht deri tek dera e lokalit, e më pas kthehet sërish.

Artan Hoxha : Dikush i ka hequr tapën shishes, shejtanët kanë dalë të gjithë jashtë

“Kemi të bëjmë me një tablo, ose me një mozaik i cili pak nga pak po shfaqet. kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive, që për fat të keq e ka dëmtuar shtetin shqiptar. mbështes edhe deklaratën e ish­kryeministrit Berisha dhe kryetarit të parlamentit meta, të cilët kanë kërkuar hetim nga prokurorë të sjellë nga Amerika. vetëm kështu mund të zbardhet e vërteta, sepse është një çështje aq e madhe. Kam frikë se këtë radhë, një fuqi madhore i ka hequr tapën shishes dhe shejtanët kanë dalë dhe vështirë se mund t’i fusësh në shishe.”­ deklaroi gazetari Artan Hoxha në News24. “Kastriot Ismailaj akuzohet për pastrim parash, aktualisht ndodhet në burgun e Fierit. Ka një tjetër gjyq për pronësinë për DIA­n. Akuzat e ndërsjella në Shqipëri kanë vënë në pikëpyetje njerëzit që kanë sakrifikuar për të mirë të shtetit shqiptar, për të shpëtuar shtetin nga humbja me deklarimet e tyre në Vjenë dhe Pragë. Janë disa dëshmi, dhe mes tyre ajo e ish­drejtorit të CEZ. Pas ka dhënë dëshminë në favor të shtetit shqiptar, ky dëshmitar është marrë në mbrojtje, pasi është kërcënuar, gjurmuar dhe ndjekur në vazhdimësi. Synonin që t’i bënin presion që ai të dëshmonte në favor të DIA­s. Efektivët e forcave RENEA e kanë mbrojtur me përkushtim. Mbas momentit kur u deklarua se ky person është kërcënuar sërish, është kërcënuar sërish. Është identifikuar ky person, i është publikuar emri, fotot, bizneset, janë hedhur akuza të rreme për ta trysnuar dhe për ta trembur. Edhe gjatë 24 orëve të fundit. Ai është zgjedhur si kokë turku në mënyrë që konflikti politik që tashmë është zgjeruar, të bëjë që ky njeri të heshtë. Dëshmia e tij tashmë është dhënë në Vjenë, dhe deklarime të tjera të tij, u janë vënë në dispozicion diplomatëve të huaj, të cilët janë treguar të gatshëm të garantojnë paprekshmërinë e këtij personi, dhe ndjekjen e çështjes”, shpjegon gazetari Hoxha. Takimi është bërë në 11 shtator, rreth orës 14:40 minuta. “Është tentuar të bëhet trysni nga institucionet shtetërore, i kam vendosur gjobë biznesit të tij për gjëra jo ekzistente. Dëshmia e tij e dhënë në Vjenë u publikua. Ky nuk mbrohet nga Prokuroria sepse s’ka statusin e të penduarit. Kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ky korrupsionin ka dëmtuar shtetin dhe qytetarin. Aferë korruptive në mijëra euro. Përshëndes deklaratën e Berishës dje dhe të Metës sot”, vijon gazetari.

DESHMIA NE GJYKATËN NDËRKOMBËTARE

Në dëshminë e tij për gjykatën ndërkombëtare, drejtori ekzekutiv i DIA­s, tregon për disa kërcënime që ka marre nga z Ismailaj. “Incidenti i parë ishte kur ish­drejtuesi i DIA­s, z. Andi Spahiu erdhi tek unë në vitin 2012 dhe më tha se ai ishte takuar me z.Ismailaj dhe se ai Z. Ismailaj mund të porosiste dikë nga Kosova, apo veriu i Shqipërisë apo ndonjë serb që për vetëm 20 mijë euro të më vriste mua ndërsa vetë ai z.Ismailaj ndodhej jashtë. Unë vlerësova se ky ishte një kërcënim serioz për jetën time. Kërcënimi i dytë ndodhi gjatë 12 Qershorit 2012 në rrugët e Tiranës. Kësaj here kërcënimi ishte psikologjik. Z.Ismailaj më ndoqi me makinë dhe me jepte sinjale me drita. Z. Ismailaj, ishte ulur në të djathtë të makinës së tij që drejtohej nga shoferi. Kur u ndaluam, z. Ismailaj doli jashtë makinës së tij dhe erdhi tek unë. Ai më kërkoi një kopje të Marrëveshjes së Shkurtit që ai vetë ma kishte besuar mua dhe më kërcënoi. Unë nuk e kujtoj ekzaktësisht së çfarë më tha aty për aty. Unë vlerësova që si një provokim dhe nuk reagova. Qëndrova i qetë sepse nuk doja të debatoja në publik. Por aty ai më tha gjëra si për shembull se do më vriste familjen, etj. Z.Ismailaj më kërcënoi mua edhe njëherë tjetër në mars të 2014­ës kur ai e kuptoi se nuk do të më binte që të dëshmoja në favor të DIA­s. Situata precipitoi dhe z.Ismailaj më tha “dy duart për një kokë i kam”.

Kjo është një shprehje e shqiptare që e përkthyer do të thotë “unë do të mbroj interesat e mia me çdo kusht” dhe ky është një kërcënim serioz në Shqipëri. Kërcënimet e tij ishte indirekte dhe të sofistikuara. Ai fliste për aksidente të mundshme që mund të më ndodhnin mua apo familjes time.”

Next Post

Këto janë 10 selfie-t më interesante në tualet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In