Disa banorë të 5 Majit dolën sërish këtë të enjte para Kuvendit për të protestuar. Revolta e tyre duket se u zbut disi kur mbërriti Kryeministri Edi Rama.
I përballur me tonet e tyre të larta, ai ftoi 3 përfaqësues të tyre për të biseduar. Mes tyre ishte edhe nënë Liza, e cila nuk mungon tashmë në asnjë protestë.
Palët patën një takim brenda ambienteve të Kuvendit, ku Kryeministri i siguroi se të gjithë do të marrin trajtim njësoj si ata që humbën shtëpitë nga tërmeti.
Nga pamjet brenda takimit, por edhe pas përfundimit të tij, Rama shihet në komunikim të vazhdueshëm me nënë Lizën.
Për gazetarët Kryeministri përsëriti atë çfarë u kishte thënë përfaqësisë së banorëve, ndërsa nënë Liza tha se sa kohë nuk ka një kontratë të firmosur nuk i besonte fjalëve.
/a.r











