• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Publikohet udhëzimi i aplikimit për viza/ Të huajt që investojnë mbi 100 mijë dollarë do pajisen me leje unike

by Java News
06/01/2023 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të huajt që duan të qëndrojnë në Shqipëri do t’u njihet statusi i investitorit nëse ata investojnë jo më pak se 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë, gati 100 mijë dollarë në një aktivitet ekonomik në vendin tonë

Këta investitorë do të pajisen me atë që quhet leja unike si investitor, dokumenti i vetëm, i cili do t’i shërbejë si leje qëndrimi dhe pune shtetasve të huaj.

Vlera minimale e investimit prej 10 milionë lekësh është përcaktuar në Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Financave dhe asaj të Brendshme publikuar në Fletoren zyrtare të 3 janarit 2023.

Po kështu në Fletore Zyrtare është publikuar dhe udhëzimi i përbashkët për procedurat e lëshimit të vizave, hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Autoritetet përgjegjëse, që bashkëpunojnë në procesin e lëshimit të vizave pullë dhe elektronike për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin tranzit të të huajve në Republikën e Shqipërisë, janë: në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme ( MEPJ) – Drejtoria e Çështjeve Konsullore (DÇK) dhe Përfaqësia Diplomatike dhe Konsullore (PDK) të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Në Ministrinë e Brendshme – Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit.

Leja Unike është miratuar me Ligjin e ri për të huajt që nga viti 2021, dhe shërben si leje qëndrimi dhe pune.

I huaji paraqet online kërkesën për vizë pullë ose elektronike në Përfaqësinë Diplomatike dhe Konsullore të RSH-së në vendin e tij. Kërkesës i bashkangjitet online edhe dokumentacioni përkatës

Nëpunësi konsullor i autorizuar dhe i trajnuar për çështjet e vizave, si dhe i çertifikuar për shqyrtimin e dokumentacionit të klasifikuar merr në shqyrtim kërkesën. Në rast dyshimi interviston të huajin për verifikimin e fakteve të paraqitura në
kërkesë.

Edhe në raste kur i huaji aplikon për leje unike, aplikimi për vizë pullë ose elektronike bëhet online.

Konsulli mban përgjegjësi për saktësinë e përcjelljes së të dhënave. Cakton prioritetin e trajtimit të aplikimit si dhe vendos vlerësimin mbi dokumentacionin dhe mendimin (pozitiv, negativ apo i dyshuar).

Afati për marrjen e përgjigjes është 15 ditë pune nga data e pranimit të aplikimit, nëse nuk ka afate të tjera të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare.

Në rast se gjatë procedurës së pranimit të aplikimit konstatohet paraqitja e dokumenteve të falsifikuara, Konsulli refuzon dhënien e vizës,  sekuestron dokumentin e falsifikuar, si dhe informon MEPJ-në për rastin e konstatuar dhe vepron sipas udhëzimeve që i jepen.

Investitorët fillimisht do aplikojnë për vizë të tipit D.  Me këtë vizë kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë. Pas miratimit të vizës për rastet e aplikimit për leje unike, aplikimi do të kalojë për shqyrtim
dhe vlerësim pranë autoritetit përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.

Nëpunësi konsullor kryen veprimet paraprake verifikuese për rregullshmërinë e aplikimeve të dërguara nga PDK-ja dhe përcjell brenda ditës aplikimet për vlerësim në drejtim të DKM-së dhe SHISH-it në sistemin e-Viza.

DKM-ja shqyrton dhe verifikon kërkesat për vizë ardhur nga MEPJ, duke konsultuar bazat e të dhënave të Policisë së Shtetit, profilet e hartuara nga analiza e riskut për vendet e origjinës dhe të dhënat e ftuesit në Shqipëri.

Brenda 5 ditëve pune, DKM-ja dhe SHISH-i japin mendimet e tyre në modulin eViza, nëse kërkesa duhet të miratohet ose refuzohet. Për raste të veçanta, kur është i domosdoshëm verifikimi i detajuar i të dhënave, afati i dhënies së mendimit mund shtyhet dhe për 10 ditë pune të tjera pritjeje.

Në rastin e vizës elektronike, pas miratimit, kjo e fundi i përcillet aplikantit me anë të postës elektronike. Aplikanti e printon vizën nga cilido vend që ndodhet, me kushtin që të jetë jashtë territorit të RSH-së. Aplikuesi para hyrjes në territor duhet të paraqesë vizën elektronike të printuar nga email-i, si dhe dokumentin e identifikimit me të cilin ka aplikuar.

Gjithashtu, vizën elektronike shtetasi i huaj duhet ta paraqesë edhe gjatë daljes nga territori i RSH-së në çdo PKK, me qëllim verifikimin e respektimit të afateve të vlefshmërisë së vizës

Për të huajt që hyjnë pa vizë, por për të aplikuar për leje qëndrimi/unike duhet të pajisen me vizë sipas motivit të kërkuar të qëndrimit, numërimi i ditëve të qëndrimit përllogaritet sipas hyrjes me vizë tipi “D” dhe afatit të përcaktuar në të. Ketu Fletorja zyrtare.

/s.f

 

Next Post
Bota e futbollit në zi! Ndërron jetë ish-sulmuesi italian Gianluca Vialli

Bota e futbollit në zi! Ndërron jetë ish-sulmuesi italian Gianluca Vialli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com