• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet studimi se sa herë bëjnë seks shqiptarët në një vit

by Java News
04/05/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e përfytyroni veten të bëni seks me një robot? A është kjo “normale”? Këto pyetjet e mia mund t’u duken si pyetje prej idioti, por shpejt, do të vijë një ditë, mundet brenda jetës tonë, dhe seksi me partnerë artificialë, do të jetë një gjë e zakonshme në bisedat tona. Mos u çuditni, teknologjia për të bërë këtë lloj seksi, ekziston edhe tani.

Natyrshëm, lindin këto pyetje: Si do të klasifikohet roboti, sipas ligjeve të së ardhmes, pasuri personale, një i rritur i bindur, apo një skllave seksi? Kërkuesi në fushën e inteligjencës në University of Maastricht në Holandë, David Levy, paralajmëron se dashuria dhe seksi me robotët, është i paevitueshëm në të ardhmen,  dhe sipas tij, qeveria e parë që do të legalizojë martesat njeri-robot, do të jetë ajo e Massachusetts në Amerikë (atje ndodhet i famshmi Institut i Teknologjisë).

Grupi i parë i njerëzve që do të martohen dhe do të bëjnë seks me robotët  do të jenë të drithëruarit pas seksit, njerëzit që janë shumë introinvertë dhe kanë probleme psikologjike. Pa dyshim, do të jenë edhe ata, që ndjejnë se janë shumë të shëmtuar dhe nuk tërheqin dot një partner seksual të dëshiruar. Praktikat seksuale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Sexual and Relationship Therapy”, na thotë:  “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”. Dëshirat seksuale janë vështirë të kategorizohen duke u bazuar në standarde “normale” dhe  “anormale”. Profesori Le Vay, në University of California, San Diego, në librin e tij “The Sexual Brain”, thotë: “Disa njerëz tërhiqen prej partnerëve të pjekur dhe të moshuar, të tjerë prej të rinjve të rritur.

Disa kërkojnë partnere të holla, disa të dhjamosura. Disa eksitohen seksualisht nga drita e qiriut dhe muzika e butë, të tjerë nga kamxhikët dhe abuzimi. Disa eksitohen nga kafshët, disa nga motoçikletat, e disa nga të vdekurit. Disa duan seksin në grup; për të tjerë objekti seksual më i fundit është trupi i tyre. Ka njerëz, madje, që kurrë nuk kanë provuar ndjenja seksuale të asnjë lloi” Dihet pak ose aspak, për shkaqet që ndikojnë në preferencat tona seksuale. Këtu poshtë do të përpiqem të përmbledh, atë që thonë kërkuesit e seksit lidhur me zakonet seksuale në botë:

Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë seks (të dëlirë), ose kanë bërë seks vetëm pak herë në vit. Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë seks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj. Në Indi, shumë çifte heqin dorë (abstenojnë) nga aktiviteti seksual, pas moshës pesëdhjetë vjeç, veçanërisht, kur gruaja bëhet gjyshe. Francezët e moshës gjashtëmbëdhjetë deri dyzet e pesë vjeç, që janë seksualisht aktivë, bëjnë seks mesatarisht 141 herë në vit. Kjo është shpeshtësia më e lartë midis vendeve të studiuara. Banorët e Hong Kongut bëjnë seks vetëm pesëdhjetë e shtatë herë në vit, më e ulta në çdo grup.

(Kush di të thotë sa herë bëjnë seks shqiptarët në një vit?)

Në shumë vende të Amerikës Jugore, nënat i mësojnë vajzat e tyre adoleshente si të mbeten “virgjëresha” dhe njëkohësisht të kënaqin dëshirat e tyre seksuale. Ato u mësojnë vajzave të angazhohen në interkursë seksuale anale me djem, në vend që të penetrohen në vaginë para martesës.

Llogaritet që 3 deri 4 përqind e meshkujve të botës dhe 2 përqind e femrave të botës, jetojnë si homoseksualë. Në mbretërinë shtazore, disa përqind e popullatës të rreth 450 specieve gjitare dhe shpendëve, angazhohen në aktivitete seksuale me seks të njëjtë. Homoseksualiteti mbetet ilegal në pesëdhjetë vende në botë, tetë nga të cilat e dënojnë homoseksualitetin me vdekje: Afganistani, Irani, Pakistani, Mauritania, Arabia Saudite, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Më së paku, 60 përqind e gjithë çifteve në botë janë martuar me shkuesi. Përqindja e divorcit në martesat me shkuesi, është një fraksion i asaj që haset në çiftet që martohen për arsye romantike. Përqindja më e lartë e divorceve është në Hungari dhe në Sh.B.A, dhe më e ulta në Afganistan dhe Indi. Tradhtia bashkëshortore (e atyre që kanë pranuar të tregojnë në anketime) varion nga 50 përqind tek amerikanët, në 42 përqind tek britanikët, 40 përqind tek gjermanët, 36 përqind tek francezët,  22 përqind tek spanjollët.

Në katër vende ka dënim me vdekje për tradhtinë bashkëshortore (natyrisht për gratë jo burrat): Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe Jemeni. Sa është në Shqipëri? Mund të duket një çudi, por prindërit dhe gjyshërit tanë, kanë bërë seks para martesës ashtu siç bëjmë ne dhe fëmijët tanë. Për këtë flet një studim i vitit 2007, i botuar në revistën “Public Health Reports”. Studimi konkludon: Të dhënat  lidhur me seksin para martesës tek amerikanët, tregojnë se sot, amerikanët, bëjnë seks para martesës po aq sa bënin edhe në vitin 1950. Prej grave që kanë lindur në vitin 1940, njëra në nëntë prej tyre, ka bërë seks para martesës. Sot, kjo shifër është e njëjta, por me disa ndryshime: Lindjet jashtë martesës janë më të larta sot, nga gjysmë shekulli më parë.

Kjo ndodh , pjesërisht, sepse sot nuk ekziston më stigma e fortë për nënat e vetme. Sot, një djalë e një vajzë që bëjnë seks me njëri-tjetrin, mund të kenë patur shumë partnerë përpara se të martohen. Numri i këtyre të rinjve sot është shumë më i lartë se gjysmë shekulli më parë.

ma.me

Next Post
“The Sun” raportoi vdekjen e Princit Philip, por lajmi rezultoi i rremë

“The Sun” raportoi vdekjen e Princit Philip, por lajmi rezultoi i rremë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In