• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohet raporti konfidencial për radarët në det: Performanca ka pësuar rënie, teknologjia është vjetëruar

by Java News
13/09/2017 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas letrave të zyrtarëve të lartë ku zbuloheshin problemet me sistemin e radarëve në det, Qendra e Menaxhimit të pamjeve konfirmon skandalin. “BalkanWeb” ka siguruar raportin konfidencial që qendra ndërinstitucionale operacionale detare i dërgon ish-ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli 24 orë pas publikimit të lajmit.
Në raportin sekret të Qendrës shkruhet se performanca e radarëve ka pësuar rënie, ndaj zbulimi i mjeteve lundruese nën shtatë metra bëhet i vështirë dhe në kushtet e motit të keq, radarët nuk filmojnë asgjë.

“Pavarësisht mbajtjes në gatishmëri të Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD), sipas ekspertëve me kalimin e viteve performanca e radarëve ka pësuar rënie. Për arsye objektive në varësi të kushteve klimaterike apo lartësive të dallgëve të detit, nganjëherë zbulimi/vëzhgimi i objekteve të vogla lundruese (sidomos nën 7 metër) bëhet i vështirë. Ideja apo pretendimi për të zbuluar njerëzit nga sistemi është thjesht absurditet”.

Përpos të tjerave Qendra pranon se për më shumë se një vit, radari në Ksamil ka qenë jashtë gatishmërie, duke konfirmuar shqetësimet e ngritura nga Haki Çako dhe ish-ministri Dritan Demiraj në letrat e tyre.

“Aktualisht përveç Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare janë në funksion edhe dy radarë të administruar nga Policia Kufitare dhe Migracionit; njëri ne Hoxharë dhe tjetri në Ksamil. Këto radarë nuk janë të integruar, pasi i përkasin një gjenerate më të vjetër.
Si rezultat Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) nuk merr pamje nga këto radarë, por vetëm nga njësitë e Policisë Kufitare dhe Migracionit, që shërbejnë atje. Radari i Ksamilit ka qenë jashtë gatishmërisë nga data 18 prill 2016 deri më datë 24 maj 2017”.
Qendra pranon gjithashtu se sistemi nuk siguron mbulim të të gjithë hapësirës detare. Edhe ky institucion ashtu si zyrtarët e rendit, konfirmon se sistemi i vjetruar i radarëve duke krijuar kënde të vdekura, që duket se shfrytëzohen mirë nga trafikantët e drogës, raporton “BalkanWeb”.
“Duhet qartësuar se sistemi që kur është ndërtuar, nuk siguron mbulimin 100 % të hapësirës detare”. Komandanti i Qendrës së Vëzhgimi Detar, ka zhvilluar disa herë brifingje sqaruese, si për gatishmërinë dhe performancën e sistemit, ashtu edhe për zonat e pambuluara me sinjal nga Sistemi i Vëzhgimit të Hapësirës Detare, me qëllim rritjen e kontrollit me mjete me mjete apo shërbime të tjera alternative”.
Skandali me radarët përplasi institucionet, por në fakt asnjë prej tyre nuk informoi nëse do të merren masa për përmirësimin e sistemit, që sipas kryepolicit Çako do të rriste efektivitetin e policisë në luftën kundër drogës.

ma.me

Next Post
Martin Shkreli ofroi 5 mijë $ për një fije floku të Hillary Clintonit, por kërkon falje

Martin Shkreli ofroi 5 mijë $ për një fije floku të Hillary Clintonit, por kërkon falje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

April 1, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In