• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet raporti/ Fluori mbi masën e rekomanduar ndikon në inteligjencën e fëmijëve

by S T
22/08/2024 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi dyfishin e kufirit të rekomanduar, ndikon tek një koeficient më i ulët i zgjuarsisë tek fëmijët. Provimi i inteligjencës njihen shkurtimisht si IQ. Raporti i bazuar në një analizë të hulumtimeve të publikuara më parë, shënon rastin e parë që një agjenci federale ka përcaktuar “me besim të moderuar” se ekziston një lidhje midis niveleve të larta të ekspozimit ndaj fluorit në ujin e pijshëm dhe IQ më të ulët tek fëmijët.

Ndonëse raporti nuk ishte hartuar vetëm për të vlerësuar efektet shëndetësore të fluorit në ujin e pijshëm, rezultati tregon rrezikun e mundshëm neurologjik nga nivelet e larta të fluorit. Fluori forcon dhëmbët dhe lufton prishjen e tyre duke zëvendësuar mineralet e humbura, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara. Shtimi i niveleve të ulëta të fluorit në ujin e pijshëm është konsideruar prej kohësh si një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik të shekullit të kaluar.

Dr. Ashley Malin është hulumtuese në Universitetin e Floridës e cila ka studiuar ndikimin e niveleve të larta të fluorit tek gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Ajo thotë se ky është raporti më rigoroz i këtij lloji. Raporti i shumëpritur, i publikuar të mërkurën, është hartuar nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë, pjesë e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Raporti që përmbledh studimet e kryera në Kanada, Kinë, Indi, Iran, Pakistan dhe Meksikë, del në përfundimin se pirja e ujit që përmban më shumë se 1.5 miligramë fluor për lirët ka lidhje me koeficientin më të ulët të zgjuarsisë tek fëmijët. Disa nga studimet e shqyrtuara në raport sugjerojë se fëmijët që kishin ekspozime më të larta ndaj fluorit morën 2 deri 5 pikë më pak në provimin e inteligjencës që njihet si IQ.

Zyrtarët federalë të shëndetësisë rekomanduan në vitin 2015 që uji i pijshëm të kishte një nivel prej 0.7 miligramë fluor për litër. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet tejkaluar kufiri prej 1.5 miligramë fluorin për litër ujë. Sipas raportit, rreth 0.6% e popullsisë amerikane ose rreth 1.9 milion njerëz konsumojnë ujë me përmbajtje natyrale fluori në masën prej 1.5 miligramë ose më shumë për një litër uji.

“Gjetjet nga ky raport shtrojnë pyetjet se si mund të mbrohen këta njerëz”, thotë hulumtuesja Ashley Malin me Universitetin e Floridës. Raporti prej 324 faqesh nuk jep konkluzione në lidhje me rreziqet e niveleve më të ulëta të fluorit, duke thënë se nevojiten më shumë studime. Raporti nuk trajton ndikimin e fluorit të tepër tek të rriturit.

Shoqata Amerikane Dentare, e cila e mbështet fluoridimin e ujit, i ka kritikuar variantet e mëparshme të analizës së re dhe hulumtimet e Dr. Ashley Malin. Shoqata tha se ekspertët e saj ende po shqyrtonin raportin. Fluori është mineral që ekziston natyrshëm në ujë dhe tokë. Rreth 80 vjet më parë, shkencëtarët gjetën se njerëzit që konsumonin ujë me nivele të larta natyrale fluori, gjithashtu kishin dhëmbë më të shëndetshëm, duke nxitur përpjekjet për përdorimin e mineralit për një shëndet më të mirë dentar.

Next Post
Dëmtohet Morata, rrezikon edhe derbin e muajit të ardhshëm

Dëmtohet Morata, rrezikon edhe derbin e muajit të ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In