• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohet për herë të parë video e rrëmbimit të Elvis Troqes në Vlorë

by Java News
12/09/2018 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet video e rrëmbimit të një personi në qytetin e Vlorës në muajin korrik, i cili edhe sot e kësaj dite rezulton i zhdukur. Fjala është për të riun Elvis Troqe, 24-vjeç, fati i të cilit nuk dihet prej dy muajsh, i cili u denoncua i zhdukur nga pak ditë më parë. Video e siguruar nga gazetari Artan Hoxha u transmetua në emisionin “Repolitix”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 17 korrik rreth orës 20:00.

Në pamje duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. 24-vjeçari vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje.

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Viktima, pasi del nga lokali, përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije në anën e pasagjerit, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete.

Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur se familja e Troqes kishte një sebep atë natë për darkë, ndërsa i riu ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Makina e rrëmbyesve ka qenë e shoqëruar nga tre automjete deri në dalje të Vlorës. Një muaj përpara rrëmbimit të 24-vjeçarit, gazetari Artan Hoxha tha se është zhdukur në datën 17 qershor edhe shoku i të riut, Albano Xhaferraj. Ata ishin kthyer të dy nga Belgjika në muajin qershor, ndërsa brenda një muaji u zhdukën të dy pa lënë gjurmë. 

“Ngjarja ka nddodhur në datën 17 korrik, nga ky moment ky person është zhdukur. Automjeti “Benz” është identifikuar. Autorët, rrëmbyesit gjithashtu dihet se kush janë, por nuk veprohet. Policia nuk vepron. Një muaj më parë u zhduk shoku i tij, Albano Xhaferraj. Erdhën të dy nga Belgjika. Këta duhet të gjenden në mënyrë që në Shqipëri, në Vlorë, apo kudo tjetër në këtë vend, të mos ndodhin më rrëmbime të kësaj natyre.  Troqe ka qenë i dënuar në Itali me dy vite burg për trafik droge. Më pas është larguar në Belgjikë. Ka ardhur në Shqipëri së bashku me shokun e tij Albano Xhaferri. Ky i fundit i zhdukur në muajin qershor në të njëjtën situatë në datën 18 qershor. Nëse në rastin e Albano Xhaferrit kallëzimi u bën me vonesë, në këtë rast kallëzimi u bë menjëherë. E kam thënë në studion e Report Tv, se në Vlorë ndryshe nga Shkodra, po zhduken dhe kufomat. Kjo që ne thamë për Vlorën, ndodhën në Shkodër. U zhduk Gëzim Hysa dhe Agron Mullaj. Janë 16 raste të zhdukur. Një grup i strukturuar kriminal, fshihet pas kësaj ngjarjeje”, tha Artan Hoxha. / Report Tv

 

 

Next Post
Botërori i vitit 2030, Spanja vendos kandidaturën

Botërori i vitit 2030, Spanja vendos kandidaturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In