• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet lista me emrat, ALUIZNI skualifikon 107 objekte tek “Unaza”

by Java News
27/11/2018 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 107 subjekte janë skualifikuar nga ALUIZNI nga procesi i legalizimit, pasi preken nga nga projekti i Unazës së Madhe.

Në faqen zyrtare të institucionit, thuhet se prej dy muajsh ALUIZNI ka filluar një punë paraprake për evidentimin e objekteve pa leje që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Njoftimi:

Kjo punë u bë mbi bazën e projektit paraprak të miratuar nga Këshilli Teknik i ARRSH-së dhe përcjellë datë 27.09.2018.

Me Vendimin Nr. 1 datë 20.11.2018, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi Projektin “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”.

Mbi bazën e këtij projekti, drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë, vijuan procedurat e përjashtimit nga procesi i legalizimit të objekteve që prek ky projekt.

Aktualisht po paraqesim Listën e subjekteve që skualifikohen nga procesi i legalizimit, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

Vendimet e skualifikimit, që prej ditës së sotme, i janë përcjellë zyrtarisht secilit subjekt të interesuar me rrugë postare.

Është e kuptueshme që për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listen e publikuar.

Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre.

Përfitojmë nga rasti që të ftojmë qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social.

Nga ana tjetër, sqarojmë se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listen e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja.

ALUIZNI, së bashku me ZRPP, ARRSH dhe Bashkinë Tiranë, me grupet e tyre të përbashkëta të punës, mbeten në dispozicion të qytetarëve për çdo lloj sqarimi, verifikimi dhe plotësimi dokumentar.

Për të ndihmuar qytetarët, mund të shfrytëzohet edhe çdo kontakt i mundshëm si vijon:

Telefon: 067 54 02 036

Next Post
May: Irani po e respekton marrëveshjen bërthamore

May qartëson Trump: Londra do të ketë politikë tregtare të pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In