Disa ditë më parë një 22 vjeçare (Alexandra Mezher) në Suedi u godit disa herë me thikë nga një i mitur 15 vjeçar, i cili kishte ardhur si emigrant.
Youssaf Khaliif Nuur, i lindur në Somali, pavarësisht moshës së tij të vogël në fakt është 1.83 i gjatë dhe nga pamja nuk duket si një i mitur. Fotoja e tij e parë, e publikuar në Daily Mail, vjen pas ardhjes së tij në gjykatën e Gothnburgu-t.
Madje policia ende nuk është e sigurt nëse somalezi është me të vërtetë 15 vjeç dhe nëse mban apo jo një identitet të rremë.
Policia thotë se killeri ka pësuar një kolaps psikologjik përpara se ai të kryente vrasjen makabre.

Viktima, humbi jetën teksa po mundohej që të shpëtonte jetën e një rezidenteje tjetër në qendrën e emigrantëve, të cilën, sipas burimeve policore, ky 15 vjeçar po tentote të vriste. Alexadra Meher ishte punonjëse sociale në këtë qendër, ku ndodhi edhe krimi.











