• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet formulari A2, datat e aplikimeve dhe ku duhet të kenë kujdes maturantët

by A R
15/07/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që maturantët kandidatë për në universitete po bëjnë përllogaritjet e notave që kanë marrë për të kapur degën që duan, Agjencia Kombëtare e Provimeve iu kujton se përpara aplikimit duhet të kryejnë pagesën prej 2 mijë lekësh të rinj.

Në faqen zyrtare është publikuar mandat pagesa, pa të cilën asnjë maturant nuk mund të bëhet pjesë e garës për në fakultete. Konkurrimi i vërtetë për në raundin e parë nis me aplikimin me formularin A2, pas renditjes së dhjetë degëve në publik e privat.

Përbri shkrimit botohen datat e plotësimit të formularit sipas rretheve, të cilat nisin më 20 me maturantët kryeqytetas deri më 27 korrik. Nëse për një arsye apo një tjetër kandidatët nuk arrijnë ta bëjnë këtë në datën e caktuar, ashtu si çdo vit, vihen në dispozicion dy data shtesë, 28 dhe 29 korrik.

PARA APLIKIMIT
Çdo maturant që do të aplikojë për të ndjekur studimet e larta, përpara se të aplikojë në portal duhet të paguajnë një mandat prej 2 mijë lekësh të rinj. Kjo pagesë nuk kryhet nga ata që nuk kanë ndërmend të ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, publik ose jopublik. Për të kryer hapin e parë që mundëson hedhjen e notës mesatare në sistem duhen ndjekur disa etapa. Fillimisht, në faqen e AKP-së shkarkohet dhe printohet fatura për arkëtim për t’u plotësuar me shumë përgjegjësi të dhënat në të. Kjo gjë, mund të bëhet edhe nga ndonjë i afërm, por duhet pasur kujdes që pas shkrimit të saktë të emrit, mbiemrit dhe datës së lindjes, tek ID-ja e detyruar duhet të shënohet numri personal i kartës dhe jo i maturës. Më pas, në një sportel të postës shqiptare ose bankë të nivelit të dytë bëhet derdhja e parave.

Në këtë pikë duhet sërish vëmendje! Arkëtarja që firmos dhe vulos faturën e arkëtimit duhet t’ju japë dy mandate pagese. Afati i pagesës është përpara datës së plotësimit të formularit ku renditen dhjetë degë në institucionet e arsimit të lartë publik e privat. Minimalisht një ditë përpara plotësimit të formularit A2, duhet të dorëzoni në shkollë faturën e arkëtimit të firmosur e vulosur nga arkëtarja e bankës ku keni kryer pagesë; dy mandate pagese gjithashtu të vulosura si dhe të nënshkruani për konfirmimin e pagesës së kryer.

Kujdes i veçantë u duhet kushtuar afateve, pasi mosdërgimi i faturës dhe mandat pagesës nuk mundëson hedhjen e mesatares në portalin matura.gov.al, çka ju penalizon në vijimin e procedurave për të fituar një degë në arsimin e lartë. Për aplikimin me formularin A2, e vetmja gjë që ju duhet është një lidhje interneti, pasi si çdo vit tjetër bëhet online në çdo mjedis. Për çdo problem, ju sugjerojmë të drejtoheni në shkollë apo në drejtorin arsimore./panorama

Next Post
Rama poston pamje nga Vlorë-Dhërmi: Po pastrojmë çdo cm rrugë!

Rama poston pamje nga Vlorë-Dhërmi: Po pastrojmë çdo cm rrugë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In