• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohet emri/ Molotov lokalit në Tiranë, pranga autorit, si u zbulua nga kamerat

by Java News
27/10/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në lokalin “My House” në Tiranë. Paraditen e sotme, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Kadri Çuka, ish-pronari i lokalit. Nga hetimet e para mësohet se ai i maskuar e me kapuç ka hedhur bidonin me lëndën plasëse para lokalit që dikur ishte në pronësi të tijën dhe është larguar.

Si u zbulua autori 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Kadri Çuka, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dhe analizimit të kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se në orët e para të mëngjesit , në oborrin e këtij lokali një person i maskuar me kapuç në kokë (në dukje i njëjti person me atë të dyshuar), ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar, është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi”, me një biçikletë.

Nga intervistimi shtetasi Kadri Çuka, ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpermëndur ka pasur një konflikt dhe mosmarveshje me shtetasin M. D. Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së këtij Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale të “Shkaterrimi i pronës me eksploziv, e mbetur në tentativ”, parashikuar nga Neni 152 dhe 22 i Kodit.Penal.

Konflikti 

Dje policia tha zyrtarisht se dyshimet kryesore për bombën artizanale të gjetur në oborrin e lokalit “My House” lidhen me një borxh prej 300 mijë eurosh.

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se bar kafe ‘My House’ është në pronësi të shtetasit Mustaf Deda, pronë të cilën e ka fituar me vendim gjykate, pasi ka qenë në pronësi të shtetasit Kadri Çuka, i cili i ka marr hua shumën prej 300 mijë eurosh.

Këtë shumë, nëse shtetasi Kadri Çuka nuk do t’ia kthente shtetasit Mustaf Deda, atëherë pronën do t’ia jepte këtij të fundit”, tha dje Policia e Tiranës.

Kjo është pista e parë ku janë përqendruar hetimet e Policisë në lidhje me ngjarjen. Mësohet se shërbimet e Komisariatit nr.3 dje kërkuan për të shoqëruar dhe marrë në pyetje ish-pronarin, Kadri Çuka, por ai nuk u gjet. Policia dje sekuestroi kamerat e sigurisë së lokalit dhe të disa bizneseve përreth për të verifikuar pamjet filmike, e për të zbuluar personin që vendosi bombën aty.

ma.me

Next Post
Frikë në Pescara, tërmeti tund stadiumin, loja ndërpritet 4 minuta

Frikë në Pescara, tërmeti tund stadiumin, loja ndërpritet 4 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In