14 ushtarë rusë janë kapur robër në Luhansk.
Videoja është postuar në Telegram dhe është filmuar gjatë luftimeve të ashpra që po zhvillohen në lindje të Ukrainës – përkatësisht në Severodonetsk që është shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ruse.
Në video shihen 14 ushtarë të zënë rob që qëndrojnë të ulur dhe të lidhur.
Daily Express raporton se Rusia po vazhdon të rekrutojë ushtarë të tjerë për të luftuar në lindje të Ukrainës.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë në fillim të kësaj jave se Vladimir Putin ka rekrutuar ushtarë shtesë – me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll Severodonetskun.
/a.r