• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Publikohen pamje të reja, prita në pallat që i ngriti vrasësi, Artan Cukut

by Java News
19/04/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet një tjetër video e personit që dyshohet se ka vrarë e ish-komisarin Artan Cuku.
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e tjera të një të riu, i veshur sportiv, i cili hyn pranë pallatit ku banonte ish-drejtori i Policisë së Vlorës. Është ora 18:53 minuta e datës 8 prill kur vrasësi që dyshohet se qëlloi ndaj Artan Cukut hyn në pallat.

Ai ka pritur aty rreth 1 orë e 20 minuta derisa të kalonte ish-drejtori i Policisë Vlorë, ku qëlloi ndaj tij katër herë, 2 herë në trup dhe 2 herë në kokë.

Sic mund të dallohet edha nga kjo video personi i cili ka kryer vrasjen e mban gjatë gjithë kohës kokën ulur. Ai e ka studiuar zonën pasi sikur mund të shihet, përpiqet të mos e ngrejë kokën, ndërkohë që kapelia e bardhë i mbulon fytyrën.

Shkallët që ngjit autori janë pranë pallatit ku jetonte Artan Cuku, ndërkohë që shihet në një moment që të kapërcejë hekurat për të kaluar në anën tjetër të pallatit, në mënyrë që të mos kapet nga kamerat e sigurisë.

Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë këtë person dhe për këtë arsye u ka kërkuar ndihmë qytetarëve për të identifikuar atë, dukë vënë një shpërblim prej 10 milionë lekë të reja.

Edhe në këtë video dallohet qartë se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, i cili ka menduar që ti fshihet kamerave të sigurisë. Veshja e tij sportive, me tuta, xhaketë blu dhe me kapele, ka bërë që të mos krijojë përshtypje tek banorët e pallatit.

Nga kjo video dallohet gjithashtu që autori i dyshuar për vrasjen e Cukut, e mban gjatë gjithë kohës dorën e majtë në xhep dhe dyshohet se ka fshehur njërën prej armëve të krimit.
Në të dyja video e publikuar nga Policia, autori i dyshuar për vrasjen e Cukut përpiqet që ti fshihet kamerave të sigurisë.

Ish komisari Artan Cuku u vra mbrëmjen e datës 8 prill dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.

Policia po heton në disa pista, mes tyre edhe vrasjen për shkak të detyrave që ka patur ish-komisari, hakmarrje por dyshohet gjithashtu se vrasja mund të ketë lidhje edhe me një konflikt për kromin, pasi Artan Cuku punonte në një kompani private që ruante një minierë në Bulqizë.

Dyshohet se ky person ka patur edhe një bashkëpuntor të dytë, i cili e ka ndihmuar atë dhe që më pas është larguar me biccikletë, por edhe në këtë rast Policia nuk ka arritur ta identifikojë atë. /ma.me

 

Next Post
Revista amerikane “People”: Njihuni me gruan më të bukur në Botë

Revista amerikane “People”: Njihuni me gruan më të bukur në Botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In