• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen online/ Ja dokumentet e CIA-s për UFO-t: Një sferë e zjarrtë në qiell dhe një shpërthim…

by Java News
12/01/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund të konsiderohen një thesar dokumentet e CIA-s për UFO-t të publikuara së fundmi online. Dosja përmban me qindra të dhëna të deklasifikuara, dikur informacione top sekrete, për “Fenomenet e Paidentifikuara Ajrore” (UAP).

Dokumentet gjendjen në faqen online Black Vault dhe tashmë janë publike falë përpjekjeve shumë vjeçare për të aksesuar të dhënat e CIA-s, që datojnë që prej 1980-s.

Drejtuesi i website-it, John Greenwald JR., thotë se përmban të gjitha dokumentet që CIA deklaron se ka mbi UAP. UAP është termi i përdorur nga qeveria amerikane për objektet ajrore të cilat ekspertët nuk mund t’i identifikojnë, apo shpjegojnë menjëherë.

Shumë mund të jenë fenomene të shkaktuara nga drita apo nga faji i pilotëve që drejtonin mjetet fluturuese, por një pjesë e mirë janë hetime të Pentagonit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, Greenwald ka luftuar prej vitesh që CIA t’i bënte publike këto të dhëna, por vetëm tani arriti t’i shtinte në dorë. Ai mësohet se mori një kuti të madhe me mijëra faqe dhe i skanoi ato një për një.

Në mesin e tyre gjenden histori të çuditshme për një shpërthim misterioz në një qytezë të vogël ruse, ku çatitë e banesave u shkatërrua, xhamat u thyen dhe një krater gjigand u hap në tokë.

Banorët raportuan se kishin parë një sferë të zjarrtë që lëvizte në ajër, duke ngjallur frikën tek ta se bëhej fjalë për UFO, por ushtria lokale konkludoi se burimi i shpërthimit ishte një dyqan me nitrat amoni. Hetimi i CIA-s ishte pa konkluzione.

Një tjetër dokument përmban detaje të dëshmisë së një boshnjaku në arrati, i cili deklaronte se kishte pasur kontakt me alienët.

Greenwald beson se publikimi i këtyre dokumenteve është i rëndësishëm për publikun. “Publiku ka të drejtë të dijë”, tha ai.

Dokumentet vijnë vetëm 6 muaj para se, ashtu siç ka paralajmëruar, qeveria amerikane të publikojë një raport për UFO-t.

Pentagoni dhe agjencitë e spiunazhit do të duhet të zbulojnë gjithçka dinë për objektet misterioze që kanë vëzhguar. Ekspertëve të inteligjencës iu dhanë 180 ditë kohë për të përpiluar një raport zyrtar për objektet misterioze pranë bazave ushtarake amerikane, që pritet të bëhen publike.

Next Post
Çudia me shqiptarin, e ndalojnë në aeroport, por i gjejnë 40 kg suxhuk

Çudia me shqiptarin, e ndalojnë në aeroport, por i gjejnë 40 kg suxhuk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

March 6, 2026
Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

March 6, 2026
Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

March 6, 2026
“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In