Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi janë marrë masa për mbylljen e rrugëve të kalimit ku dyshohej se do të trafikohej lënda narkotike. Sipas policisë, rreth orës 21:45 në territorin e Malit të Zi, në Bregun e Liqenit të Shkodrës, rreth 400 metra larg Pikës Kufitare të Hanit të Hotit dhe asaj të Bozhaj në Malin e Zi, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë të cilët transportonin një sasi prej 52 kg Cannabis Sativa, e ndarë në 4 thasë si dhe një automjet i markës ‘’ Volksëagen 3’’ me targë AA 503 GN në pronësi të shtetasit Emiljano.H.
Gjatë operacionit u arrestuan Emiljano.H., 23 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, Astrit. Sh., 32 vjeç ,banues në fshatin Aliaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe dhe Erjon. Z., 23 vjeç ,banues në Kalldrun, Njësia Administrative Qendër Koplik, Malësi e Madhe.