• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PUBLIKOHEN EMRAT/ Në pranga banda e grabitësve në Durrës, ishte kthyer në makth

by Java News
26/11/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Durrësit ka goditur një bandë grabitësish, që ishin kthyer në makthin e banorëve në qytetin bregdetar. Policia njofton se ka prangosur 4 persona, ka dokumentuar së paku 8 vjedhje dhe ka zbuluar skemën se si kryeheshin ato.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të një pune intensive, me qëllim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e veprave penale, kanë bërë të mundur goditjen e një grupi, të cilët kryenin vjedhje banesash, kryesisht në lagjen Nr.15”- njofton policia.

Në pranga u vunë shtetasit:

Dorian Deda 18 vjeç, banues në Durrës;

Artur Prenga 21 vjeç, banues në Durrës;

Alban Kaçorri 19 vjeç,  banues në Durrës;

Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.

Lista e vjedhjeve

Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara janë zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje, kryesisht banesash, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim  me njëri-tjetrin, konkretisht:

1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;

2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55  vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;

3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;

4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe,  ku kanë marrë 50 000 lekë;

5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases  A.L.58  vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.

6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.

7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.

8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Televizor;

Laptop;

telefona celularë;

gur fresibël dhe sende të tjera.

Si vepronte grupi

D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet, ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme.

Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”në bashkëpunim parashikuar në nenin  134,/2 dhe 287/b  të Kodit Penal.

ma.me

Next Post
Imami shqiptar kapet mat, përhapte ekstremizmin në qelitë e burgut

Imami shqiptar kapet mat, përhapte ekstremizmin në qelitë e burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In