• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen emrat e mjekëve që do futen në testim për licencën

by Java News
28/03/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mjekët e rinj do të japin provimin e shtetit në 29 mars. Në një sezon të veçanë 123 mjekë do të futen në testim për të marrë licencë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka miratuar sezonin e veçantë ku do të testohen një pjesë e mjekëve të rinj.

‘Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mjekut, ju bëjmë me dije sa më poshtë: – Provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mjekut do të zhvillohet në datën 29.03.2017, ora 09.00, 11.30 dhe 14.00. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minunta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: – letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); – kopje të Kartë ID ose Pasaportë; – faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë sipas herës së pjesëmarrjes; – në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s‘kualifikimi; Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP’ – thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Rregullat
Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP­-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP­ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve.

Vlerësimi
Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit: Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95­-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9 nëse merr 85-­94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-­84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65­-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55­-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50­-54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën. Kandidati i vlerësuar me notën 4 përsërit provimin.

ma.me
Next Post
Brokaj: Eurodeputetja greke, “non grata”, Berisha një tradhëtar, më keq se Esat Toptani

Brokaj: Berisha ka hallin e kokës së vet, por drejtësia s’ndalet, është projekt amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

Bojkoti i Parlamentit nga PD, Balla: Nesër pr/rezolutë kundër Iranit. Kush mungon, s’ia do të mirën Shqipërisë

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In