• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen emrat e 30 deputetëve të PD që firmosën për referendumin

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike depozitoi dje në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një referendumi mbi çështjen e importit të mbetjeve në Shqipëri. Kërkesën për referendum e kanë firmosur 30 deputetë të opozitës, ndërkohë që pyetja që do të shtrohet për referendum do të jetë “A DUHET TË LEJOHET IMPORTI I MBETJEVE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË?”.

Vendimi për kërkimin e një referendumi për çështjen e mbetjeve në Shqipëri u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat këtë të diel. Ndonëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar u ngrit jo pak herë shqetësimi se çështja e riciklimit të mbetjeve nuk është një çështje që i përket të djathtës, deputetët e PD-së e firmosën kërkesën për referendum.

Kështu, ish-ministri Ridvan Bode në mbledhjen e Grupit e cilësoi këtë çështje si kauzë që në botë mbështetet nga e majta. Por në listën e firmëtarëve mungon emri i deputetit Eduard Selami, i cili shprehu rezerva për kauzën e mbështetur në PD.

deputetet

DEBATI

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, kërkoi gjatë seancës plenare që kërkesa për referendum të miratohet sa më parë. Sipas tij, importi i mbetjeve në vend mund të jetë një rrugë që mund të përdoret nga trafikantët në kushtet kur doganat kanë dhënë prova se mund të kalojnë edhe mallra kontrabandë.

“Lejimi i importit të mbetjeve mund të përdoret nga grupet kriminale për të futur mbetje të rrezikshme. Në kushtet kur vendi ynë nuk kontrollon dot as ushqimet që futen, e bën të pamundur të besosh se qeveria mund të ndalojë futjen në vend të mbetjeve të rrezikshme. Shumë vende kanë interesa për të larguar mbetjet dhe Shqipëria mund të kthehet në shënjestër për të sjellë mbetje të rrezikshme e të parrezikshme dhe afrimin e asaj që njihet si “mafia e plehrave”. Rruga e vetme është ndalimi total i çdo importi mbetjesh. Duke qenë se kërkesa përmbush kushtet e parashikuara në Kushtetutë, kërkojmë që kjo çështje me rëndësi të veçantë të shtrohet për referendum dhe të përfshihet sot në rendin e ditës dhe të miratohet”, tha Paloka.

Ndërkohë në reagimin e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se maxhoranca nuk ka votuar asnjë ligj për plehrat në Kuvend. Sipas tij, ligji i ri nuk parashikon as groposje dhe as djegie të plehrave.

“Është e drejta juaj ta bëni opozitën si të doni, por ju flisni për plehra kur nuk ka kaluar asnjë ligj për plehra, por për lëndë të parë për një industri të caktuar. Flisni për djegie e groposje plehrash, kur ligji që kaluam nuk lejon djegie e groposje, por vetëm riciklim. Ligji kufizon në mënyrë drastike pikat nga do të hyjnë, mjetet dhe burimet njerëzore. Bëheni qesharakë kur thoni ne nuk e kemi depozituar kërkesën, por sot ndryshojeni rendin e ditës, sot futeni në rendin e ditës dhe sot votojeni”, tha Ruçi.

ma.me

Next Post
Korrupsioni, kush është prokurori Ardian Braho dhe çështjet e nxehta që ka hetuar

Ryshfeti 18 mijë euro/ Deklaratat e prokurorit Ardian Braho përpara kolegëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In