• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Publikohen emaila të reja të Hillary Clintonit

by Aalison Pearse Stevens
11/08/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri e re e-mailesh të Departamentit amerikan të Shtetit nga ditët e hershme të zonjës Hillary Clinton si sekretare e shtetit në vitin 2009, flet për lidhje të ngushta midis DASH’it dhe Fondacionit të bamirësisë Clinton që ajo themeloi me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton.

Clinton, e cila tani është kandidate demokrate për presidente dhe kryeson në garën me republikanin Donald Trump, ka mohuar prej kohe që donatorët e fondacionit, i cili financon programe humanitare në të gjithë globin, kanë pasur qasje dhe ndikim të veçantë në Departamentin e Shtetit, gjatë qëndrimit të saj atje nga viti 2009 deri në 2013.

Komunikimet elektronike në fjalë, që u publikuan nga Judicial Ëatch, një organizatë konservatore, e cila shpesh është përplasur me zonjën Clinton, tregojnë shkëmbime e-mailesh mes ndihmësve të saj dhe zyrtarëve të fondacionit.

Në një rast, Doug Band, ekzekutiv i fondacionit, i dërgoi e-maile ndihmësve të zonjës Clinton, Huma Abedin dhe Cheryl Mills, duke kërkuar ndihmë për të lidhur miliarderin libanezo-nigerian Gilbert Chagoury, donator i rëndësishëm i fonadacionit me dikë në Departamentin e Shtetit, për të diskutuar rreth interesave të tij në Liban, përcjell voa.

Band i kërkoi Abedinit t’i telefononte Chagouryt menjëherë, nëse ishte e mundur. “Është shumë e rëndësishme”, shkruante Band.

Në një tjetër e-mail, Band lobonte pranë ndihmësve të Clintonit për një vend pune në Departamentin e Shtetit për dikë tjetër. Abedin përgjigjej: “Personeli i ka dërguar atij mundësi (për vende pune)”, citohet Express. (b.an)

Next Post

“Serbët të bëhen rusë për ta shpëtuar Kosovën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In