• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publicistja fshikullon: Sa më shumë i gjykoni homoseksualët, aq më shumë merrni në qafë vajzat dhe motrat e juaja!

by Java News
31/07/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kimete Berisha, një nga publicistet më të njohura në Kosovë, permes një statusi në profilin e saj në Facebook, ka shperthyer ndaj konceptit qe ekziston ne shoqerine shqiptare dhe paragjykimin per meshkujt qe pelqejne meshkuj dhe femrat qe pelqejne femrat.

“Po du me thënë se homofobët më të mëdhenj janë vetë homoseksualët, të cilëve u vjen inati ta pranojnë se janë homoseksualë. Më shumë se ne, ata duan për vete të jenë ‘burra’. Por, për shkak të familljes, rrethit dhe traditës, ata martohen dhe i marrin në qafë femrat. I di disa raste që kanë ndodhur nëpër Kosovë kur ‘si në filma’ gratë shqiptare i kanë zënë burrat e tyre duke i tradhëtuar ato me burra të tjerë. A mund të ketë ndjenjë më të trishtuar sesa ta zbulosh se burri yt e dashuron një burrë tjetër, ndërsa me ty është martuar vetëm sa për t’u dukur njeri ‘normal dhe familjar”.

STATUSI I PLOTE:

Homoseksualë, plus ‘katundarë’, plus konservativ, plus fetar.

Me sy të mi, po shoh burra të martuar, që vijnë në pushim me shokë, ndërsa vendosen në apartamente me shtretër martesor.

Me vesh të mi i kam dëgju klithmat e tyre matanë murit që ndante dhomat tona dhe kam qenë dëshmitare kur pronari i ka parë duke u puthur dhe i tmerruar i ka përzënë si ‘qentë me zhugë’ në sabah të ferkut, ndërsa ata kanë ikur kokë-ulur pa pyetur ‘pse’.

Pastaj, janë kthyer në shtëpi ‘te gratë’.

Çka po du me thënë me këtë status!
Po du me thënë se homofobët më të mëdhenj janë vetë homoseksualët, të cilëve u vjen inati ta pranojnë se janë homoseksualë.
Më shumë se ne, ata duan për vete të jenë ‘burra’.
Por, për shkak të familljes, rrethit dhe traditës, ata martohen dhe i marrin në qafë femrat.

I di disa raste që kanë ndodhur nëpër Kosovë kur ‘si në filma’ gratë shqiptare i kanë zënë burrat e tyre duke i tradhëtuar ato me burra të tjerë.

A mund të ketë ndjenjë më të trishtuar sesa ta zbulosh se burri yt e dashuron një burrë tjetër, ndërsa me ty është martuar vetëm sa për t’u dukur njeri ‘normal dhe familjar’.

Djemtë e rinj i sheh në autobus, në klasë të mësimit, në plazh pa komplekse duke e përqafuar njëri-tjetrin dhe disa profesorë kanë treguar se si me sy të tyre përditë shohin nxënës duke e prekur në bankë shkollore njëri-tjetrin.

Njohim shumë homoseksual që falen dhe agjërojnë, që shkojnë në kishë e kryqohen, anipse absurde është se e praktikojnë fenë që ua ndalon të jenë homoseksualë, por feja nuk mund të mbrohet nga ta.

Por, gjeneratat pak më të mëdha, ata janë dyfytyrësh, ruhen shumë dhe jetojnë jetë të dyfishtë.

Dyshimi në burrërinë e meshkujve është brenga kryesore sot e vajzave të reja dhe atyre pak më të mëdha.

Frika e femrave se mund të përfundojnë të mashtruara nga ta është e papërshkrueshme.

Si ta njohim një mashkull shqiptar që është homoseksual, por për hatër të mamit lyp një nuse për shpi?

Përpara ka qenë bindja se mashkulli homoseksual është merakli në modë, pispilloset dhe flet si femër.Por, homoseksualin shqiptar është zor ta zbulosh përveç nëse flet si femër.

Tekstualisht homoseksuali vërehet menjëherë nga një tekstolog (unë i vërej), se instiktivisht si kafsha e jo intuitivisht si njeriu ata neveriten pa arsye nga femrat.
Janë ata që i komentojnë femrave komente fyese në fotot e tyre, pa asnjë arsye. Ose u lshojnë fjalë fyese në rrugë dhe bëhen cinik pa asnjë shkas.
Shoqërohen me femra ‘janë shoqe të mira’, por ama
m’i prek femra ata, u duket s’i m’i prek gjarpëri.

Nuk është normale që një mashkull ‘normal’ me i sha femrat për së kthjellti.

Ata janë shqiptarë prandaj duan të jenë ‘burra’. Kur i hetojnë prindërit se djemtë e tyre të vegjël po lyhen e po ngjyhen me karmin, po luajnë lojna të çikave e po mbathin shtiklla, i çojnë te hoxha me ju shkru hajmali e me ju shkri plumb, gjithçka bëjnë, turli magjie bëjnë, përveç realitetin nuk ua pranojnë.

Siç thashë më lart, problemi është si ta identifikojmë homoseksualin aktiv që i thonë (që duket, flet dhe sillet si mashkull-mashkull) se pasivi shihet prej helikopteri dhe duket qesharak shkaku se sillet si femër.

S’po i kërkoj arsyet pse e qysh është homoseksuali-homoseksual, sepse për mua gjinia nuk është ‘ndjenjë’ por është ‘fakt biologjik’.

Por po ju tregoj se qindra lexuese janë ankuar dhe më kanë thënë se homoseksualët (ilegal) janë sot makthi më i madh i femrave shqiptare.

Ata duhet të dalin publikisht. Të regjistrohen në certifikatë të lindjes si të tillë. Nëse vajzës e djalit 10 vjeçar i shkruan në certifikatë statusi ‘i pamartuar’ (e neve s’na vjen turp për këtë fakt), le të shkruaj në pasaportë dhe letërnjohtim edhe përkatësia e tyre ‘gjinore’.

Sa më shumë i pengoni, i gjykoni dhe i detyroni të bëjnë jetë të dyfishtë aq më shumë i merrni në qafë vajzat dhe motrat e juaja.

P.S. Si duket populli përpara u ka thënë ‘huduma’ homoseksualëve. Dhe si duket paskan qenë të vërteta rrëfimet e disa nuseve të ktynehetit të shkretat që tregonin se pas një viti martese ktheheshin ‘të paprekura’ në shtëpinë e çiknisë.

Dilni djema publikisht ‘shqyhuni’ e duhuni, por vajzat mos i mashtroni.

Mashtrimi ish dasht të dënohet me burg 👊.

(Normal ka edhe femra që ndjehen si meshkuj, por meshkujt nuk frikësohen prej tyre dhe nuk janë ankuar se frikësohen mos po bien ‘viktimë’ e gjinisë së tyre të rreme).

ma.me

Next Post
FOTOT/ SHBA-të duan të heqin Kim Jong-un nga pushteti?! Ja forcat speciale që e mbrojnë

FOTOT/ SHBA-të duan të heqin Kim Jong-un nga pushteti?! Ja forcat speciale që e mbrojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In