Gjatë periudhës së pushimeve për festat e fundvitit, shumë futbollistë rrezikojnë të shtojnë peshë dhe të kthehen jashtë forme në klubet e tyre.
Por, Paris Saint-Germain ka marrë masa paraprake për ta parandaluar një gjë të tillë, duke i monitoruar futbollistët e tij vazhdimisht, transmeton ksp.
Sipas asaj që shkruan ‘Le Parisien’, klubi francez ka vendosur GPS tek secili futbollist për të kontrolluar lëvizjet e tyre që janë lënë në pushim për katër ditë për të vizituar familjet e tyre.
PSG ka kërkuar nga lojtarët që të kenë kujdes me ushqimin dhe ua kanë lejuar që të shtojnë maksimumi një kilogram gjatë kësaj periudhe. (b.an)