Carlos Tevez ende është i pavendosur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Ai kakontratë me Juventusin deri në vitin 2016, por mund të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere.
Sipas portalit Goal.com Paris Saint-Germain i ka bërë një ofertë joshëse lojtarit të Argjentinës.
Kampioni i Francës i ka ofruar Tevez një kontratë shumë vjeçare me vlerë prej 8.5 milion eurove në sezon, e cila mund të shkoj deri në 9 milion me bonuse.
Përveç Paris Saint-Germain interesim për transferimin e Tevez ka shfaqur edhe Atletico Madrid e Boca Juniors.









