PSG po futet të garë për mesfushorin e Manchester United Paul Pogba. Kontrata e tij është në 12 muajt e fundit të vlefshmërisë dhe ende nuk ka asnjë shenjë negociatash për një marrëveshje të re me klubin anglez. Kështu është rritur besimi se Pogba mund të joshet këtë verë që të largohet nga United.
Ish-klubi i tij Juventus do të donte ta rikthente. Trajneri i ri Andrea Pirlo do të donte të ribashkohej me shokun e skuadrës.
Por Pirlo do të hasë në konkurrencën e drejtorit sportiv të PSG, Leonardo, i cili po heton se si është situata e Pogba.
Leonardo është futur në tregun e futbollistëve për një mesfushor. Veç francezit Pogba ai po gjurmon edhe asin e Lazio, Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Thiago Alcantara që kërkon të largohet nga Bayern Munich.
/a.r