Klubi francez, PSG është duke kërcënuar Manchester Unitedin për Jose Mourinho.
Ndonëse prej kohësh flitet për mundësinë që tekniku portugez të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, megjithatë, akoma nuk është zyrtarizuar emërimi i ish-trajnerit te Chelseat në krye të skuadrës nga “Old Traffordi”.
Sipas mediave britanike, PSG është duke e vëzhguar situatën e Mourinhos për të zëvendësuar Laurent Blanc, i cili mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni pas dështimit te PSG-së në Ligën e Kampionëve.