Alexis Sanchez, sulmuesi kilian, gjatë verës mund të largohet nga Arsenali. Sipas tabloidit britanik,Daily Mirror, Paris Saint-Germain dëshiron që Alexis Sanchez ta zvarrit vazhdimin e kontratës me Arsenalin.
Kështu, drejtuesit e klubit nga Parisi synojnë që gjatë verës ta transferojnë ish sulmuesi e Barcelonës.Thuhet se gjiganti nga Ligue 1 është i gatshëm t’i ofroj Arsenalit 60 milionë funte (70 milionë euro) për kilianin.
Sanchez ka kontratë me Arsenalin deri në verën e viti 2018, por deri më tani ka refuzuar ta vazhdoj kontratën.Përveç Paris Saint-Germain, ai kërkohet edhe nga Chelsea dhe disa klube kineze, citohet ”Express”. (b.an)