Paris Saint-Germain do të tentojë transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho në rast të dështimit të transferimit të Kylian Mbappes, raporton Le10sport.
Mbappe pritet që të qëndrojë edhe për një sezon te Monaco, por për të është në garë gjithashtu edhe Real Madridi, dhe një gjë e tillë do të thotë se PSG-ja duhet të kërkojë lojtarë të tjerë, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raporteve thuhet se klubi francez ka gati 80 milionë euro për Coutinhon, për të cilin raportohet se Liverpooli do të kërkojë 100 milionë euro. (b.an)